NEW YORK - Presidenti amerikan Barack Obama do të zhvillojë tre ditë studim intensiv me qëllim që të përgatitet sa më mirë për takimin e parë ballë për ballë me sfiduesin republican Mitt Romney, të programuar për më 3 tetor në Henderson, Nevada të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është bërë i ditur nga shtypi amerikan, i cili nënvizoi se Obama do t'i zhytet studimit duke filluar nga e diela, por pa lënë mënjanë fushatën. (ad.ti/shqiptarja.com)