Hotelierët në Shkup nga një tetori nuk do mundin me vetë-iniciativë të përcaktojnë se si do të duken platformat dhe tarracat para objekteve të tyre. Me rregullat e reja të Qytetit të Shkupit, inspektorati ka të drejtë t'i konfiskojë të gjitha pajisjet dhe t'i shesë, nëse tarracat devijojnë nga rregullat. Hotelierët thonë se rregulloren që e kanë miratuar institucionet përkatëse është e pazakontë dhe nuk korrespondon me nevojat aktuale. Ata ankohen se është e papranueshme një kafiteri në qendër të Shkupit dhe një lokal në Gjorçe Petrov të paguajnë tarifë të njëjtë komunale.
"Ne kemi vërejtje për koston e tarracave si për verë ashtu edhe për dimër. Pastaj kemi vërejetje edhe për çmimin në nivel të komunave. Disa nene të vendimit na imponojnë një barrë shtesë, nëse duhet tërësisht t'i largojmë tavolinat dhe karriget, kur të përfundon orari i punës dhe të nesërmen përsëri t'i kthejmë. Do të na duhen burime shtesë, sepse me këtë hapet shpenzim shtesë. Ne jemi i vetmi vend që ngroh në hapësirë të hapur, ndërkohë që me çmimin aktual të energjisë elektrike në mënyrë dramatike rriten shpenzimet. Me ndryshimet e reja nuk do të mundemi ta mbajmë numrin e të punësuarve dhe ti motivojmë pronarët për të investuar si brenda ashtu dhe jashtë", deklaroi Ferhan Berberi -- Kryetar i Shoqatës së Hotelierëve
Megjithatë Berberi u bën apel të gjithë hotelierëve ta respektojnë rregulloren e re me qëllim, që mos të kenë ketë probleme me autoritetet. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se kanë bërë mjaft lëshime.
"Shumica e hotelierëve nuk e respektojnë këtë dispozitë dhe nuk i përmbahet lejes së lëshuar nga komuna. Shpesh shumë prej lokaleve janë të rrethuara deri lart, kanë një strukturë që është e paligjshme dhe nuk përmbajnë pajisje urbane në përputhje me Ligjin për Ndërtim. Me qëllim të kapërcimit të problemit, në sezonin e ri, në takim me hotelierët u shpjeguam çfarë duhet të ketë dhe çfarë paraqet pajisja urbane, dhe si mund të rrethohet hapësira para objektit ku kryhen shërbime hotelierike", tha Elizabeta Çingarovska, Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Por pavarësisht këtyre deklarimeve të autoriteteve Berberi dhe hotelierët tjerë do të kërkojnë të rishikohet ky vendim. Verica Pavlloska
Comments