Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
LSDM-ja opozitare do të ngre mocion për votëbesim të Qeverisë 'Gruevski'. Këtë e ka paralajmëruar lideri i saj Branko Cërvenkovski. Sipas tij javën që vjen grupi parlamentarë i LSDM-së do të parashtroj në Kuvend nismën për votëbesimin e qeverisë, e cila siç u shpreh ai nuk ka për qëllim që të rrëzoj qeverinë aktuale, por ka për qëllim të zhveshë lojërat e partnerëve të koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE e BDI, të cilët sipas tij, po luajnë në një kartë të rrezikshme duke tensionuar marrëdhëniet ndëretnike në vend.
"LSDM-ja ka vendosur ta ndërpres këtë kaos, këtë lojë të rrezikshme me paqen, me marrëdhëniet ndëretnike, me kredibilitetin e institucioneve dhe shtetit. Grupi jonë parlamentar, javën e ardhshme do të parashtroj në Kuvend votëbesim për qeverinë e Nikolla Gruievskit. Do ta bëjmë atë pa ndonjë iluzion ose pritje se qeveria do të bie. Përkundrazi, qëllimi jonë është që deri në fund të zbulohet, të zbardhet kjo shfaqje teatrale mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, mes Gruevskit dhe Ahmetit. Le ta shoh i gjithë opinioni maqedonas se si Sillvana Boneva, Ilija Dimovski dhe Vllatko Gjorçev votojnë që Fatmir Besimi të mbetet ministër i Mbrojtjes. Se si Talat Xhaferri dhe Ermira Mehmeti votojnë që Gordana Jankullovska dhe Pançe Kralev të mbeten ministra të Punëve të Brendshme dhe të Arsimit", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Cërvenkovski ka vazhduar më tej se votëbesimi do të jetë një rast i mirë për opinionin që të sheh se si VMRO-DPMNE dhe BDI, sërish do të bëhen bashkë për të shpëtuar Qeverinë.
"Le ta shohë e gjithë Maqedonia se si patriotët e rremë maqedonas dhe partnerët e tyre shqiptarë votojnë bashkë që të mbetet kjo qeveri e koalicionit kriminal dhe të tenderave", tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Këto mesazhe Cërvenkovski i ka dërguar nga Manastiri, ku mbrëmë ka promovuar kandidatin për kryetar të këtij qyteti, deputetin aktual Mende Dimevski. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended