Paralajmërimet për intensifikimin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemit të emrit, nuk do ta lëvizin procesin para në veçanti pas fjalimit të kreut shtetëror Gjorge Ivanov në Asamblenë e KB. Kështu e komentojnë procesin njohësit e kësaj problematike Denko Maleski dhe Ismet Ramadani. Ky i fundit madje nuk pret që kjo përbërje qeveritare ta zgjidhë këtë problem shumëvjeçar duke pasur parasysh qasjen e VMRO DPMNE-së, cila në vend të argumenteve përdor populizmin.
"Mendoj se definitivisht ndoshta edhe pak është vonë është që qasja ndaj problemit të emrit të jetë në formë pak më të argumentuar sepse në tavolinë vlejnë argumentet, në tavolinë nuk ka shumë dobi prej populizimit për dobi të brendshme apo për të fituar ndonjë poen politik brenda për brenda. Nëse qasja ndryshon ndërsa unë nuk besoj se kjo udhëheqësi ky kryeministër e ndryshon qasjen prandaj edhe nuk pritet shumë pra nga këto bisedime", tha Ismet Ramadani, analist.
Edhe ish diplomat Denko Maleski thekson se ky problem do të vazhdoj të mbetet edhe më tej për shkak të qëndrimit të kreut shtetëror se bëhet fjalë për problem juridik.
"Kreu i shtetit mbeti konsekuent në tezën e tij se bëhet fjalë për problem juridik i cili duhet të zgjidhet para së gjithash me mjete juridike dhe me ndihmën e të drejtës ndërkombëtare. Nga këtu mendoj se rrugën të cilën më tej do ta udhëheq kjo përbërje politike në lidhje me këtë problem është kërkimi i ndonjë zgjidhjeje juridike. Kjo do të thotë se negociatat me ndërmjetësin Nimic nuk do të korrin sukses pasi pas fjalimit të kryetarit të shtetit mendoj se grekët nuk do të lëvizin as me gishtin e vogël që t'i nxisin negociatat", deklaroi Denko Maleski, ish diplomat.
Kjo situatë, sipas Maleskit, do të vazhdojë derisa kreu shtetëror të kuptoj që zgjidhja e kësaj çështjeje qëndron te kompromisi dhe diplomacia ndërsa Ramadani thotë se këto bisedime duhet t'i udhëheq një udhëheqësi dhe kryeministër krejt tjetër.
"Mbetet si duket një rrugë që duhet ecur, politikanët dhe opinioni në Maqedoni të binden në saktësinë e tezës se dimensioni juridik i këtij problemi mund të jetë zgjidhje...Ndoshta nuk është keq që qeveria ta ecë edhe atë rrugë që përfundimisht të kuptojmë se nuk kemi rrugë tjetër përveç përmes diplomacisë dhe kompromisit", theksoi Denko Maleski, ish diplomat.
"Unë megjithatë mendoj se bisedimet për të qenë edhe konstruktive edhe për të arritur kompromis duhet Maqedoninë ta përfaqësoj një udhëheqësi krejt tjetër një kryeministër krejt tjetër me një qasje krejt tjetër dhe me një konsensus më të gjerë në aspektin politik në Maqedoni", u shpreh Ismet Ramadani, analist.
Pas takimin të fundit në Nju Jork të ndërmjetësit Metju Nimic me Presidentin Gjorge Ivanov dhe shefin e diplomacisë greke Dimitris Avramopulos, u paralajmërua intensifikimi i bisedimeve me qëllim të zgjidhjes së shpejtë të emrit. Gjyltene Rexhallari
Comments