Njëzet e tre të burgosur politikë vazhdojnë grevën e urisë në qiell të hapur në një shesh mes pallatesh te lagjja Komuna e Parisit. Që prej të martës në mbrëmje (25 shtator) ish të burgosurit politik kanë ngritur dy çadra në sheshin mes pallateve të kësaj lagje, pas refuzimit nga policia për të zhvilluar grevën e urisë në oborrin e selisë së tyre, përpara Parlamentit , apo pranë Piramidës.
Comments