Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Fillon buçitja e motorëve, kurse shoferët i vënë helmetat mbrojtëse në kokë. Pasi edhe siguria e pistës ishte siguruar, organizatori e sinjalizoi fillimin e garës së parë të moto-kultivatorëve në Evropë. Ajo u mbajt këtë fundjavë në qytetin Orahovicë të Kroacisë, kurse në të morën pjesë dhjetëra fermerë lokal të cilët nuk e kursyen veten që të ndërtojnë moto-kultivator sa më të shpejtë.
"Motor është përzierëse llaçi, kurse marshi i shpejtësisë është i makinës "Citroen Ge -. Es", tha Josip Gërguriq, shofer.
Gara filloi në stilin e garave të Formulës 1. Në rrethin e parë, garës i printe makina e sigurisë. Pastaj ajo u largua dhe gara vazhdoi në stilin e "Ben Hurit". Nuk kishte shtyrje, përplasje.
"Përgatitjet për garën janë bërë sipas të gjitha standardeve. Edhe krahas faktit që pjesëmarrësit ishin përgatitur në kushte modeste", deklaroi Vllado Gërgiq, organizator.
Autoritetet e qytetit planifikojnë që këtë manifestim ta shndërrojnë në traditë që do të kontribuojë që rajoni të bëhet tërheqës për turistët.
"Sipas informatave të mia, kjo është gara e vetme në këtë pjesë të Evropës", theksoi Josip Nemec, kryebashkiak i Orahovicës
Në fund, si dhe në çdo garë, me vozitje të mençur dhe motor të mirë ka pasur mundësi që edhe të shënohet fitorja. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended