Hapësira ligjore që lihet në paragrafët 5, 6 dhe 7 në ligjin për arsim fillor, e cila nuk përcakton saktë numrin e nxënësve që mund të kombinohen në 2 ose më shumë paralele, është arsyeja që kryetari i Komunës së Aerodromit Ivica Konevski ka gjetur lirinë të mbyllë paralele në gjuhën shqipe në Lisiçe të Epërme. Kështu shprehet zv/Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri. Ai tha se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, në rend të ditës është edhe formimi i një komisioni të veçantë që do të bëjë një interpretim përkufizues të paragrafëve të lartpërmendur, me qëllim shmangien e skandaleve të tilla nga kryetarë të komunave, në të ardhmen.
"Do të formohet një komision i përbër nga Ministria e Arsimit, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, BNJVL-së dhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit do ta shqyrtojnë ligjin pikërisht në pjesën e formimit të paraleleve të kombinuara, deri te cili numër mund të formohet një paralele, deri te cili numër mund të jenë dy paralele, apo dy programe me një klasë apo deri në tre paralele d.m.th ne do të ulemi sa më shpejtë edhe atë nesër në mbledhjen që do ta mbajë Qeveria do të mirratohet vendim për ti precizuar dhe definuar pozicionet e ligjit për arsim fillor", deklaroi Safet Neziri, zv/Ministrër i Arsimit dhe Shkencës.
Nxënësit dhe prindërit shqiptarë të Lisiçes së Epërme të Komunës së Aerodromit edhe sot pas 10 ditësh bojkot të procesit mësimor nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet përgjegjëse për mbylljen e paraleles shqipe. Ata thonë se do të vazhdojnë protestat.
"Informata nuk kemi prej asnjë institucioni, as prej shkollës, as prej komunës e as prej ministrisë së arsimit. Tash jemi në përgatitje të shkrimit të disa shkresave që do t'i drejtojmë deri tek përfaqësitë diplomatike në Maqedoni dhe të të shohim do të kërkojmë ndihmë prej tyre, ndoshta ata do të jenë më të aftë të na ndihmojnë pasi prej institucioneve të shtetit nuk kemi asgjë", deklaroi Nuredin Bekteshi, prind.
"Kjo është një diskriminim i madh që u bëhet nxënësve d.m.th në shekullin 21 të kërkosh të drejtë elementare që i takon secilit. Vetëm se je shumicë në një komunë nuk do të thotë se duhet tia ndalosh të drejtën elementare dikujtë, kjo i vije sikur të më ndalojë dikush të ushqehem, kjo është e drejtë elementare".
Ndërkohë, përveç çështjes së mbylljes së paraleles shqipe të klasës së parë, disa prindër shqetësohen edhe për fëmijët më të rritur, ata që klasën e 6-të duhet ta vazhdojnë në komuna të tjera.
"Ne veç kemi të dhëna se do të kemi probleme me arsimin prej klasës së 6 deri në të 9-të. Disa komuna, ajo e Karposhit tani nuk i pranon nxënësit prej kësaj shkolle e të cilët me vite të tëra kanë mësuar atje, komuna e Çairit thotë nëse atje nuk i pranojnë atëherë edhe ne nuk i pranojmë d.m.th do të ketë problem edhe me nxënësit tanë prej klasës së 6 deri në të 9, nuk e dijë se si do ta zgjidhim atë problem?", pyeti Nuredin Bekteshi, prind.
Prindërit dhe fëmijët shqiptarë të Lisiçes së Epërme të Komunës së Aerodromit sot kanë nisur komu...