Mospërfillja e rekomandimeve ndërkombëtare dhe mos inkorporomi i tyre në Kodin Zgjedhor, flet qartë për disponimin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira dhe demokratike. Kështu kritikoi sot opozita, në komisionin për sistem politik, ku nisën procedurën parlamentare ndryshimet në kodin zgjedhor. Megjithë vërejtjet e shumta, kryesisht rreth listës zgjedhore, LSDM-ja u shpreh në mbështetje të fazës së parë të draftit, por pas nevojës për miratim të tij, do të paraqesë amendamente për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.
"Në rast se qeveria nuk ka pasur vullnet politik dhe nuk ka dashur t'i qaset implementimit të rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it në këtë tekst të Kodit Zgjedhor, këtë mund ta bëni ju tani bashkë me ne, pasi të japim mbështetjen në fazën e parë, për nevojën e ndërrimit të Kodit Zgjedhor. Le t'i përgatisim bashkë amendamentet që do të mundësojnë përmirësimin e vërtetë të këtij teksti", deklaroi . Ana Pavllova-Daneva, LSDM
Kritika rreth propozimit qeveritar të paketës ligjore që ndërlidhen me legjislativën zgjedhore paraqitën edhe partitë opozitare shqiptare. Për partinë e Thaçit, është e qartë se qeveria nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Derisa RDK-ja e Osmanit, pyeti se si mund të shkohet në zgjedhjet e ardhshme pa pastrimin e listës zgjedhore. Nga kjo parti theksojnë se pastrimi i Listës nënkupton edhe rritjen e numrit të deputetëve shqiptarë, madje deri në 30.
"Kjo qeveri nuk e ka ndërmend të sjellë kod zgjedhor që do të garantoj mbajtje të zgjedhjeve demokratike. Kjo qeveri nuk e ka ndërmend që me sjelljen e kodit zgjedhor të inkorporohen rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHIR-it për evitimin e mangësive dhe parregullsive gjatë procesit zgjedhor. Edhe në këtë propozim të Kodit zgjedhor nga ky grup pune, do të shohim se përveç disa ndryshimeve sipërfaqësore nuk është ndërmarrë asgjë konkrete nga rekomandimi i OSBE-së", theksoi Bekim Fazliu, PDSH.
"Nuk janë ndryshime esenciale dhe në harmoni me kërkesat e OSBE-së dhe ODIHIR-it për sa u përket zgjedhjeve. Më këto ndryshime sipërfaqësore kozmetike, ne nuk do të kemi zgjedhje të drejta dhe fer, dhe ashtu siç janë kërkesat e OSBE-së. Po qe se ne shkojmë në zgjedhje pa pastrimin e listave të votuesve ne do të kemi një krim zgjedhor", u shpreh Izet Zeqiri, RDK.
Ndërkohë në mbrojtje të ligjit u vunë partitë e koalicionit qeveritar, VMRO-DMNE dhe BDI-ja. Për partinë e Gruevskit, opozita me vërejtjet e saj kërkon alibi për dështimin e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme.
"Nga tani LSDM-ja dhe opozita kërkojnë alibi për dështimin e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, qoftë lokale apo parlamentare. Do ta përsërisë edhe një herë, flasim për rregullativë zgjedhore dhe të gjitha vërejtjet që LSDM-ja dhe të gjitha partitë e tjera relevante në Maqedoni do të paraqesin, ne do t'i shqyrtojmë me shumë vëmendje, dhe gjithçka që do të vlerësojmë se do të kontribuoj për një rregullativë më të mirë zgjedhore, sigurisht do t'i pranojmë", theksoi Ilija Kitanovski, VMRO-DPMNE.
"Ne si grup parlament...
Comments