Deputeti i BDI-së Talat Xhaferri vazhdon maratonën e fjalimeve në komisionin për punë dhe politikë sociale ku shqyrtohet pr/ligji për Branitellat. Kësaj here ai kishte ndryshuar taktikë. Në vend të leximit të librave dhe poezive, për të argumentuar qëndrimin kundër të BDI-së ndaj pr/ligjit, Xhaferi kishte përgatitur disa citate që i prezantoi në formë slajdesh, duke u ndalur nga gjysmë ore për secilin prej tyre, duke iu dhënë mundësinë anëtarëve të tjerë të komisionit, të bënin analiza të thella.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit Cvetanka Ivanova, kishte kërkuar mendim nga shërbimet kompetente të parlamentit nëse heshtja mund të llogaritet si debat. Përgjigja, - siç u shpreh Ivanova, - ishte se shërbimet e parlamentit nuk janë kompetente për një situatë të tillë.
"Si kryetare e komisionit për punë dhe politikë sociale kam ndjekur një sërë hapash për zhbllokimin e këtij komisioni, në mënyrë që ai të punojë me efikasitet, po ashtu, të punojë edhe gjatë fundjavës, të shkurtojmë diskutimet, dhe duke kërkuar mendim nga shërbimet profesionale nëse kjo heshtje është fjalë shërbimi profesional, rreth kërkesës sime nëse heshtja mund të llogaritet si fjalim, më informon mua si kryetare e Komisionit por dhe Ju edhe opinionin, se nuk është kompetent të japë mendim profesional", tha Cvetanka Ivanova, kryetare e Komisionit.
"Unë i kuptoj kompetencat tuaja të kërkoni, ajo nuk kontestohet e drejta që të kërkoni mendime profesionale prej shërbimeve por për faktin për të interpretua norma të rregullores që ka fuqinë e ligji nuk kanë kompetenca shërbimet, ato janë çështje të tjera. Unë mbajë të drejtën që si folës që nga 5 shtatori e tutje t'i shfrytëzoj të gjitha të mënyra institucionale që për propozim ligjin të flas deri sa unë e kam fjalën, për faktin që nuk është e kufizuar", deklaroi Talat Xhaferri, BDI. Seanca e sotme e Komisionit, ishte e 12-ta me radhë ku shqyrtohet projekt/ligji për Branitellat i propozuar nga VMRO-DPMNE. Bedri Rexhallari
Comments