Erdhi në botë para disa javësh dhe tashmë u përball me probleme. Nëna e saj nuk ka qumësht të mjaftueshëm që të jetë në gjendje ta ushqejë. Bëhet fjalë për një tigreshë - meleze, të një luani afrikan dhe tigreshe siberiane. Një dukuri e tillë është e pamundur që të haset në natyrë, kurse raritet i vërtetë është edhe në kopshtet zoologjike. Këto pasardhës quhen Lajger, kurse vogëlushja Kjara është një nga disa përfaqësuesit e tyre në botë. Mirëpo, në vend që të rritet me nënën e vet në kopshtin zoologjik në Novo-Sibirsk, ku është lindur, ajo aktualisht jeton në një familje ruse. Pasi veterinerët konstatuan se tigresha nuk ka qumësht të mjaftueshëm për foshnjën e vet, për Kjarën filloi të kujdeset macja shtëpiake Dasha. "Kjara është një shumë e ëmbël, shoqëruese, kurioze, dhe gjatë gjithë ditës dëshiron të luajë dhe të eksplorojë, thonë pronarët e përkohshëm, të cilët ditë e natë kujdesen për këtë fenomen të rrallë. Lajgeri hibrid karakterizohet me trupin që e ka të mbuluar me vija të zbehta të tigrit. Paraqet macen më të madhe në botë dhe mund të arrijë peshën deri në 800 kilogram. Jetëgjatësia e Lajgerit është më e shkurtër se ajo e luanëve dhe tigrave të vërtetë. Përveç Lajgerit, pasardhës hibrid mund të fitohet edhe kur prindi mashkull është tigër, kurse nëna luaneshë. Foshnja e këtyre dy llojeve është i njohur me emrin Tajglon. Petar Bllazhevski
Comments