Nëse shteti u ka borxh kompanive atëherë publikisht le të njoftojnë, porositi biznesmenët ministri i ekonomisë, Valon Saraçini. Në mënyrë plotësuese dhe në kundërshtim me qëndrimet e deritashme të koalicionit në pushtet, Saraçini konsideron se detyrimi duhet të vlej edhe për shtetin, e jo vetëm për kompanitë private.
"Do të jeë ky qëndrim i im personal dhe do të them po që se duheshe të marrë një vendim në atë drejtim se çfarë duhet bërë, duhet të ndërtohen përmendore a po të investohet në Shkupi 2014 definitivishtë qëndrimi imë do të ishte që të investohet në objekte energjetike dhe infrastrukturë rrugore. Pse, shumë është e qartë, ai që kupton ekonominë dhe që e kupton kthimin e investimit në një kohë afatgjate, mund të sheh se një ekonomi, është e mirë, një ekonomi është e fortë dhe një ekonomi është stabile po që se ka burime energjetike, ka infrastrukturë energjetike, infrastrukturë hekurudhore dhe e ka të zgjidhur problemin me gazifikimin", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
Duke pasur parasysh se vendi është në recesion, kurse biznesmenët dhe ekspertët i bëjnë apel Qeverisë që t'i ndërpres shpenzimet joproduktive, televizioni Alsat M e pyeti ministrin se a konsideron se përmendoret dhe objektet që janë pjesë e projektit "Shkupi 2014" janë joproduktive. Saraçini me qëndrim se vendi duhet të orientohet drejt energjetikës dhe infrastrukturës.
"Ndoshta instrumenti i ri detyrimi i cili ndërlidhë kompanitë mes vete për anashkalimin e borxheve në të ardhmen do të ishte mirë që këtu të kyçet edhe qeveria", tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
Deklaratat e tilla të ministrit që janë në kundërshtim me qëndrimet e deritashme që vijnë nga qeveria, interpretohen si rezultat i mosmarrëveshjeve që ekzistojnë në relacionin VMRO DPMNE- BDI, andaj po dalin me qëndrime të kundërta. Ndërkaq, këto deklarata Saraçini i dha për emisionin "Magazina ekonomike" që emetohet të dielën në të cilin përpos recesionit do të bisedohet edhe për grevën në shëndetësi. Natasha Stojanovska
Comments