Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Për dallim nga Komuna e Çairit dhe e Sarajit, nga Komuna e Tetovës thonë se as që kanë menduar që të ndërhyjë në shkollat ku procesi mësimor zhvillohet vetëm me tre apo katër nxënës maqedonas në një paralele. Nga kjo komunë thonë se janë kundër politikë-bërjes ditore me fëmijët.
'Mënyra e funksionimit dhe e veprimit të Komunës së Tetovës është ndryshe. U kemi sugjeruar organeve të shkollave dhe u kemi ndihmuar që këto paralele të kombinohen disi me orare brenda ditës, që fëmijët të vazhdojnë mësimin dhe mësuesit të mos largohen nga vendet e tyre të punës. Qëllimi i Komunës së Tetovës është të mos manipulohen nxënësit, edhe pse janë në numër të vogël për të formuar një paralele, por ata të sistemohen në mënyrë që të mos i pengojnë orarit mësimorë', thuhet më tej në komunikatën me shkrim të Komunës së Tetovës.
Ndërkohë, Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti shuarjen e paraleles në gjuhën shqipe në Lisiçe të Epërme dhe hedhjen e fajit për këtë nga drejtoria e shkollës 'Goce Dellçev' tek Komuna e Aerodromit dhe anasjelltas nuk e sheh si asgjë tjetër përveç si neglizhencë të tyre dhe të organeve përgjegjëse për arsimin, qofshin ato të nivelit lokal apo atij qendror.
"Apelojë tek të gjithë që të mos jenë fëmijët viktima të asaj që do të thotë neglizhencë në veprimin profesional dhe administrativë në organet ekzekutive qofshin ato të nivelit qendror apo të nivelit lokal. Duhet të mos krijohen ndasi dhe tensione për hir të asaj se ato shkojnë vetëm në dëm të interesit të fëmijëve dhe atyre u shkelet e drejta fundamentale që mësimin ta ndjekin në mënyrë kualitative në gjuhën e tyre", u shpreh Ixhet Mehmeti, Avoka i Popullit.
Teksa vazhdojnë akuzat institucionale, edhe sot ka vazhduar bojkoti i procesit mësimor në SH.F 'Goce Dellçev' nga nxënësit dhe prindërit shqiptarë. Ata thonë se janë këmbëngulës në kërkesat e tyre për kthimin e paraleles shqipe dhe që bojkoti do të vazhdojë.
"Kjo do të vazhdon deri kur të realizohet qëllimi ynë pasi kështu fëmijët në rrugë nuk munden me qëndrua dhe iu kisha lutur komunës që sa më shpejtë të merr masa dhe mos të manipulojë me fëmijët, me nxënësit e shkollës se kjo shkon në dëm të të gjithëve dhe jo vetëm në dëm të shqiptarëve por edhe në dëm të maqedonasve pasi fëmijët është shumë keq me qëndrua në rrugë".
"Ne kemi pasur gjithmonë probleme me paralelet në shqip, edhe fëmijët e mi kur kanë mësuar këtu ka pasur paralele të kombinuara, dhe fëmijët tonë dalin shumë dobët se fëmijët e tjerë nëpër shkolla tjera kur shkojnë në Liri ose në Nerez.Ka një javë që jena tu kërkue të drejtat e fëmijëve tanë pasi nuk është e mundur që 3 klasë ti mësojë një mësues".
"Ne si prindër konsiderojmë që duhet të ndërpriten të gjitha llojet e diskriminimit në procesin edukativo-arsimor, menjëherë dhe fëmija të konsiderohet vetëm si nxënës dhe jo ndryshe".
Prindërit dhe fëmijët shqiptarë të Lisiçes së Epërme të Komunës së Aerodromit paralajmëruan se prej ditës së hënë revoltën e tyre do ta shprehin para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe...

Category

📺
TV
Comments

Recommended