Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Dhjetëra xhita po zbukurojnë qiellin këto ditw mbi Shën Petersburg. Admiruesit e këtij arti të pazakontë po mbajnë garën e parë në dizajnim dhe ngritjen në fluturim të xhitave. Ky manifestim është i karakterit të hapur dhe në të, përveç konstruktorëve profesionistë të fluturakeve, mund të marrin pjesë edhe amatorë. Kushti kryesor për pjesëmarrje është të kenë xhitë të punuar mirë dhe 50 metra pe peshkimi.
"Dëshirojmë të bëjmë një aktivitet interesant dhe zbavitës në qytet. Me këtë, mendoj se e arritëm qëllimin. Manifestimin e përgatitëm për rreth tre javë dhe shoh se gjithçka shkon në rregull", tha Konstantin Glasin, organizator.
Pjesëmarrësit garojnë në disa kategori -- për xhitën më të mirë, xhitën më të zbukuruar, dhe fluturimin teknik më të përkryer. Ndonëse ky manifestim organizohet për herë të parë, pjesëmarrja e madhe e turistëve bëri të lindej ideja që ky organizim, nga ky vit të shndërrohet në tradicional. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended