Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Poetja nga Finlanda Tua Forstrom, është laureatja e sivjetme e edicionit të 16 të festivalit Ndërkombëtar të Poezisë 'Ditët e Naimit'. Vendimi është marrë nga juria e përbërë nga Ymer Çitaku, Nusret Krasniqi nga Prishtina dhe poetit danez Nils Hav. Ndryshe poezia e laureates Tua Forstrom është e njohur nëpër botë dhe e përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës.
"Poetesha Forstrom në librat e shumtë të saj të cilët vazhdojnë të botohen me sukses sot e kësaj dite, shfaqet me modele konceptuale dhe teknika të larmishme ligjërimore, duke dëshmuar kështu një portret krijues vital dhe përherë rigjenerues. Dhënia e çmimit kësaj poeteje të talentuar bashkëkohëse është një vlerësim I merituar që simbolikisht shënon, që komunikon një lidhje dhe komunikim të bukur poetik dhe shpirtëror mes ditëve me erë manushaqeje naimjane dhe netëve polare nordike", tha Prof Dr. Ymer Çiraku, anëtar i jurisë.
Edicioni i sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtarë të Poezisë "Ditët e Naimit", do të realizohet nga 15 deri më 18 Tetor, edhe atë në bashkëpunim me USHT-në, ndërsa një pjesë e tij do realizohet edhe në Kosovë.
"Festivalin sivjetëm e organizojmë me bashkë-organizim me USHT-në, ndërsa me mbështetje të Ministrisë së kulturës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Këtë vit festivali po ashtu do ndaj titullin anëtar nderi emrit të madh atdhetarit shkrimtarit Adem Demaçit, nuk ka kënaqësi më të madhe se ti jepet titulli një përvjetor siç është sivjet jubile I 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë", tha Shaip Emërllahu/drejtor I FNP "DITËT E NAIMIT".
Qëllimi për mbajtjen edhe në Prishtinë të këtij festivali, është njohja me Kosovën e poetëve që vijnë nga vendet që nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës, dhe ndoshta ndikimi i tyre në qeveritë e vendeve nga vijnë për të njohur shtetin më të ri në Ballkan. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended