Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qindra konkurrentë mjekroshë u tubuan në qytetin Brajton, në juglindje të Anglisë për të marrë pjesë në kampionatin e parë lokal për mjekra dhe mustaqe të stilizuara. Konkurrentët ishin të ndarë në disa kategori, ndërsa ishte i ndaluar shfrytëzimi i gërshetave dhe flokëve artificiale si dhe kapëseve të ndryshme.
"Pjesëmarrësit garojnë në tre kategori kryesore- mustaqe, mjekra pjesërisht të rruara dhe me zylyfe të theksuara dhe mjekra të plota. Të tre këto kategori janë të ndara në nënkategori", tha Tom Katler, organizator.
Për ta përshtatur stilin e mjekrave të tyre, pjesëmarrësit kishin veshur kostume karakteristike. Sipas vizitorëve, kostumet e tyre madje ishin qesharake.
"Gara para së gjithash është zbavitje. Askush nga ne këtë nuk e marrim me seriozitet, prandaj vijmë të relaksuar dhe vazhdimisht bëjmë shaka. Shumë prej tyre vendosën të zbaviten edhe me stilin e veshjeve të tyre", tha Stiv Parson, garues.
Në fund u bë shpallja e fituesve. Stajlingu më i suksesshëm në stilin e lirë është Riçard Evans, ndërsa si zylyfe më të mira u shpallën ato të britanikut, Majlk Bejts. Sipas jurisë, mustaqe më të bukura kishte italiani Fulvio Franki dhe australiani Met Braun. Manifestimin e ndoqën më shumë se 2500 vizitorë. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended