Tubacionet e ujit, vështirë se mund të përdoren si banesë për njerëzit, por shembulli i mëposhtëm nga Meksika është dëshmi se me pak kreativitet, tubacionet e mëdha të betonit mund të shndërrohen në dhoma hotelit. Nëse brendia shfrytëzohet racionalisht, mund të fitohet një hapësirë prej rreth 6 metrash katrorë, që sipas arkitektëve është e mjaftueshme të vendosësh një krevat të çiftit, pajisje për ajrosje dhe disa pjesë të vogla mobiliesh. Në dhomë ka dritë të mjaftueshme për shkak se dera është e punuar prej qelqi, ndërkohë që për të krijuar privatësi për mysafirët, vendosen perde. Pronari i zgjuar e këtij hoteli, meksikani Rikardo Garsia, duke parë shkatërrimin e tubacioneve kulluese, vendosi të bëjë riciklimin e tyre, dhe t'u ofrojë aventurierëve diçka të pazakontë. Betoni është material i dendur dhe e ruan temperaturën. Verës është i freskët, ndërsa gjatë dimrit i ngrohtë, thotë Garsia, duke shtuar se gjëja më e volitshme që ofron hoteli është çmimi i ulët. Një natë në këtë tub kanalizimi të arreduar mirë, kushton nga 20 deri më 50 dollarë. Petar Bllazhevski
Comments