Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
E veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë dhe me flokët të kapur bishtalec, Nazime Visha, vajza e cila u vendos në qendër të vëmendjes pas ekzekutimit të 45 vjeçarit Fiqiri Muça ishte sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Vajza e imët qëndroi prapa hekurave, në sallën e gjyqit, pa deklaruar asnjë fjalë për më shumë 30 minuta. Ajo dëgjonte e heshtur debatin juridik mes avokates së saj dhe palës së akuzuar për sa kohë do të vazhdonte të qëndronte në arrest me burg, në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë më 16 gusht. Gjyqi u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended