67 vjeçarja Elena Noka është dëshmitare okulare e vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj pasditen e djeshme në fshatin Katund të Sukthit. Isha në shtëpi kur dëgjova zhurmë. "Dola të shoh në derën e shtëpisë. Plumbat vërshëllyen, u përpoqa të ruhem"- thotë gruaja e cila shton se gjithka kishte ndodhur shumë shpejt. Ajo sqaron se edhe bashkëshorti i saj doli menejherë për të parë çpo ndodhte por nuk arritën të shihin mirë pasi breshëria e plumbave i detyroi të strehoheshin. Gruaja e shtruar në spitalin e Durrësit, pasi ka marrë një plagë tregon se nuk ka parë se kush ishin vrasësit apo viktima.