Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Rasti i familjes Ismaili, anëtarët e së cilës dje u rrahën nga policia u ngatërrua në institucione. Dje, sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, asistencë policore ka kërkuar Komuna e Karposhit. Mirëpo sot prej atje thonë se asistenca ishte kërkuar nga institucionet më të larta qeveritare, sepse së shpejti gjatë inaugurimit solemn të objektit të afërt privat, do të merrnin pjesë funksionarë të lartë të qeverisë. Nga komuna e Karposhit thonë se inspektori bazë për heqjen e rrethojës, që pas të cilës u shkaktua incidenti midis policisë dhe anëtarëve të familjes Ismaili, gjeti në atë që gjoja është rrethuar më tepër tokë nga ajo që e kanë poseduar.
"Shkaku ka qenë se gjoja kanë rrethuar më tepër sesa iu shkruan në listën e pronësisë. Duhet të shohin me sektorin e urbanizmit dhe të pyesin për detajet se si mund të marrin leje që përsëri ta rrethojnë vendin. Kontestues sipas ligjit është se ata kanë pasur 330 metra katror sipas listës së pronësisë, kurse janë rrethuar 500 metra".
Ndërkaq, nga familja Ismaili thonë se askush nuk i ka informuar se kanë uzurpuar tokë më shumë sesa që posedojnë. Ata para 10 vjetësh me ndihmën e personit profesional e matën tokën dhe kështu e rrethuan parcelën e tyre. Ndërsa për rrjetin që e vendosën pyetën tek Avokati i Popullit. Ai iu tha se nuk është kontestuese dhe nuk është në kundërshtim me ligjin nëse rrjeti i zakonshëm vendoset në parcelë dhe për të nuk ka nevojë për hartimin e projektit dhe të elaboratit. Ndërkaq, 6 anëtarë të familjes Ismaili dje u rrahën brutalisht nga policia derisa e mbronin pronën e cila me denacionalizim u ishte kthyer në posedim. Verica Pavlloska

Category

📺
TV
Comments

Recommended