Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Uashingtoni shton masat e sigurisë pas vrasjes së djeshme të ambasadorit amerikan në Tripoli. Një luftanije e Marinës amerikane hyri në ujërat territoriale të Libisë. Lajmin e njoftuan mediat e huaja që thonë se drejt Tripoli janë dërguar edhe rreth 50 marinsa, për sigurimin plotësues të ambasadës. Nga Shtëpia e Bardhë njoftuan se presidenti Barak Obama bisedoi me telefon me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, nga i i cili kërkoi bashkëpunim për sigurimin e misioneve diplomatike amerikane, kurse bashkëpunim me Uashingtonin paralajmëroi edhe presidenti i Libisë Mohamed Magarif.
Protestat e dhunshme që të martën në mbrëmje filluan në Libi, mbrëmë u bartën edhe në Egjipt, Jemen, Tunizi, Sudan dhe Maroku. Në Kajro, sigurimi i ambasadës amerikane në përpjekje për të shpërndarë turmën, u detyrua të përdorë gaz lotsjellës, kurse në Jemen grupi i demonstruesve thye dyert dhe dritaret e ambasadës dhe i ua vuri zjarrin disa makinave. Policia ndërhyri me breshëri të shtënash në ajër. Nuk ka informata për viktima ose të lënduar.
"E thyem derën dhe hymë në ambasadë. E ngjitëm flamurin e të dërguarit Allahut dhe e shpalosëm mbi ambasadën amerikane. Do të vazhdojmë me protesta gjithnjë deri sa të gjitha të ambasadorët dhe të gjithë amerikanët nuk largohen nga bota arabe", u shpreh një demonstrues.
Protestat në vendet myslimane filluan pasi të martën në Internet ishte postuar filmi me metrazh të shkurtër, përmbajtja e të cilit e ofendon profetin Muhamed. Sipas disa raporteve të mediave të huaja, filmi është prodhuar nga nj izraelit 56 vjeç, i cili paraqiti veten si Sem Bacil. Ai i deklaroi agjencisë amerikane të lajmeve "Asoshieted Pres", se filmin e kanë sponsorizuar më shumë se 100 donatorë izraelitë dhe se i tërë projekti kushtoi rreth 5 milionë dollarë. Autoritetet izraelite po e verifikojnë identitetin e tij. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended