Mbi 146 mijë zgjedhës fiktiv në listën zgjedhore

  • 9 years ago
Megjithë kontrollimin e listës zgjedhore, në të vazhdojnë të gjenden edhe mbi 140 votues me dokumente të vjetra identifikimi të cilat janë të pavlefshme nga shkurti i këtij viti. Sipas të dhënave të fundit në listën zgjedhore ka 146.472 votues me dokumente të vjetra identifikimi, prej tyre mbi 33 mijë janë jashtë shtetit. Nga kontrollimi i 65 mijë personave të tillë, që përfshijnë periudhën nga viti 1981-1999, drejtoria për regjistrin amë ka konstatuar mbi 1000 persona të vdekur dhe po aq persona me status të panjohur.
"Drejtoria e regjistrit amë ka kontrolluar 65.308 persona që janë në listën zgjedhore, të dërguar nga ana e MPB-së. Nga kontrolli janë konstatuar 1130 persona të vdekur në regjistrin amë, por jo edhe në sistemin e MPB-së. Për 1123 persona kemi mospërputhje në regjistrin amë konkretisht persona të tjerë figurojnë në listën e MPB-së. Janë konstatuar 43 persona që kanë hequr dorë nga shtetësia, ndërsa për 97 persona ofiqarët kanë njohuri se personat kanë vdekur por s'ka kush e paraqet rastin. Numri më i madh paraqitet tek personat që kanë status të panjohur gjithsej 1373, të cilët ose kanë ndryshuar emrin ose nuk figurojnë në listën e MPB-së", deklaroi Katerina Bitrovska, Drejtoria e regjistrit amë.
Dilema kryesore që u shtrua në takimin e sotëm të grupit të punës për pastrimin e listës zgjedhore, ishte nëse këta persona duhet apo jo të jenë pjesë e listës zgjedhore. Për LSDM-në, personat e tillë nuk duhet të jenë, ndërsa kryetari i grupit punues Bedredin Ibrahimi pohon të kundërtën. Problem tjetër paraqet edhe votimi i diasporës.
"Në nenin 41, paragrafi 4 thuhet se në listën zgjedhore shënohen të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që kanë vendbanim, që posedojnë dokument të vlefshëm identifikimi; letërnjoftim ose pasaportë. Pra, që t'ju regjistrojnë në listën zgjedhore duhet të keni dokument biometrik. Tani shtrohet pyetja; çfarë ndodh me ata që janë në listë dhe që nuk kanë dokument biometrik, prandaj duhet të rekomandojmë që këto persona të mos jenë pjesë e listës zgjedhore pasi, prapëseprapë ata nuk kanë të drejtë vote", tha Jani Makraduli, LSDM.
"Unë vlerësoj se pavarësisht nëse qytetari ka ose jo dokument të ri identifikimi duhet të jetë në listën e zgjedhësve kurse është çështje tjetër nëse ai qytetar do të realizoj të drejtën e tij që në ditën e zgjedhjeve të votoj nga shkaku se para këshillit zgjedhor ai duhet të identifikohet me dokument të ri pra letërnjoftim ose pasaportë të ri biometrik", u shpreh Bedredin Ibrahimi, kryetar i grupit punues.
Bedredini u shpreh i kënaqur nga puna e deritanishme rreth pastrimit të listës zgjedhore dhe konsideron se nëse vazhdohet me këtë dinamikë, atëherë numri i votuesve me dokumente të vjetra identifikimi deri në fund të vitit do të arrij shifrën prej 70 mijë. Organet e përfshira në këtë grup pune kanë për obligim që deri më 5 tetor të kontrollojnë të dhënat e personave me dokumente të vjetra identifikimi që janë në lisën zgjedhore ndërsa do të përfshijnë periudhën 2000-2012. Gjyltene Rex...

Recommended