Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Kreu i RDK-së Rufi Osmani e ka cilësuar si tensionim të panevojshëm krizën politike në qeveri, me qëllim rritjen e pikëve politike të partive në koalicion. Osmani është shprehur se duhet të marrë fund sa më shpejtë ky marketing politik dhe në zgjedhjet e ardhshme të garohet me projekte konkrete dhe jo me tensione artificiale.
"Tentojnë që të rrisin kredibilitetin e tyre politik duke krijuar eksese mosmarrëveshje dhe tensione të panevojshme. Në esencë, problemi bazë i Maqedonisë lidhet me politikat etno-nacionaliste të identifikuara nga Nikolla Gruevski dhe kopjimi ose shoqërimi pa kurrëfar kushti nga përfaqësuesi shqiptar në qeveri BDI-ja. Pres që ta mbyllim këtë marketing konjuktural politik dhe normal në zgjedhjet e radhës të garojnë me konkurrentët e tyre jo me tensione artificial por me projekte dhe rezultate siç unë prezantova sot. Jam thellë i bindur se bëhet fjalë për një skenar që filloi në Sllupçan, shoqërohet me ligjin e 'branitellave' i cili në esencë tenton të krijojë përparësi komparative konkurruese për kandidatët e nesërm në zgjedhje lokale të BDI-së dhe VMRO-së" Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.
Edhe për kryetarin e PRSD-së Tito Petkovski, zhvillimi i ngjarjeve në koalicionin qeveritar vërteton se Maqedonia është në krizë të thellë jo vetëm të koalicionit por edhe politike, ekonomike, ndëretnike dhe morale të krijuar nga partnerët e koalicionit.
"Përfundimisht u bë e qartë se VRMO DPMNE dhe BDI nuk janë të aftë t'i zgjidhin problemet e ndërlikuara në shoqëri dhe ta udhëheqin shtetin. Pavarësisht se çfarë do të ndërmarrin në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve të tyre të ndërsjella dhe pajtimin eventual, me dëmin që i shkaktuan marrëdhënieve ndëretnike e humbën në mënyrë të pakthyeshme kredibilitetin për të udhëhequr shtetin. Sado që të krijojnë 'tradhtarë' të rinj, mercenarë të huaj apo armiq, fajin për varfërinë dhe jetën e keqe, politikat e tyre të pasuksesshme dhe të dëmshme nuk mund t'i arsyetojnë me asgjë", tha Tito Petkovski, Kryetar i PRSD-së.
Për Osmanin, e gjithë kjo lojë e partnerëve të koalicionit vjen për shkak të krizës së besueshmërisë në popull, tepër në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Osmani nga ana tjetër, paralajmëroi bashkim dhe forcim të opozitës shqiptare për zgjedhjet e ardhshme. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended