Gjakmarrja,Nëna: Më ndihmoni t'i çoj fëmijët e mi në shkollë

  • 9 years ago
Zhurma në oborret e shkollave, buqeta me lule, urime, buzëqeshje dhe lot. Kjo është atmosfera e orëve të para të mëngjesit në ditën e parë të shkollës për 579 mijë nxënës në gjithë Shqipërinë. E kundërta ndodh fatkeqësisht me 700 fëmijë të familjeve në ngujim. Kamera e Tv A1Report, vizitoi sot njërën prej familjeve të ngujuara e cila megjithëse jeton shumë pranë kryeqytetit, në Kodër Kamëz, përballët çdo ditë me frikën për jetën dhe me pamundësinë e arsimimit të fëmijëve.

Recommended