Në Kolumbi ekziston një kopsht magjik dedikuar zogjve të rrallë të llojit kolibra. Kopshti i cili mban emrin "Kopshti magjik" dhe shtrihet në rrjedhën e lumit Kanas 47 km nga Bogota u shndërrua në parajsë të vërtetë për kolibrat e vegjël. Ndryshe, kopshti tërhoqi shumë lloje të kolibrave të cilat ekzistojnë në Kolumbi kurse u bë edhe vend tërheqës për shumë shkencëtar dhe fotografë. Që të arrihet deri në këtë zhvillim të kopshtit janë dashur 20 vite, shpjegon pronari i tij.
"Ky vend filloi të zhvillohet me një vend për zogj nëpërmjet ujit para 20 viteve. Ideja ishte që të zhvillohet kujdesi ndaj zogjve kolibra. Sot kemi vend ku mund të ruhen rreth 24 lloje të kolibrave. Njerëzit mund t'i shikojnë dhe të mësojnë t'i duan. Ata janë mahnitës. Mendoj se ky vend i mëson njerëzit si t'i duan zogjtë", deklaroi Leonor Pardo, pronar i kopshtit.
Kopshti magjik është i madh rreth 18 m katror dhe rrethohet me natyrë dhe kolibra shumë- ngjyrëshe të cilat fluturojnë përreth. Kopshti ngadalë, por sigurt u bë vend ku kolibrat shumohen dhe kujdesen për të vegjlit e tyre. Për shkak të klimës së përshtatshme në Kolumbi ka numër të madh të llojeve të zogjve kurse zbulohen edhe specie tjera të reja. Bojana Simonoviq
Comments