Analistët të ndarë rreth idesë për një Kushtetutë të re

  • 9 years ago
Ndryshimi i Kushtetutës është i domosdoshëm në të cilën shqiptarët do të jenë partner të barabartë me maqedonasit në udhëheqjen e shtetit. Kjo është një nga zgjidhjet e mundshme të krizës politike në vend, konsideron profesori universitar Ymer Ismaili duke komentuar krizën e fundit në raportet mes partnerëve të koalicionit. Sipas tij, kjo situatë dëshmon se shqiptarët nuk kanë problem politik por etnik.
"Kjo situatë që po ndodh tani në Maqedoni ka një shkak të vetin kryesorja është që zoti Greusvki në vitet e fundit po sillet si një adoleshent i cili ka një krizë identiteti ..Ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë është i pashmangshëm nëse ky shtet dëshiron të vazhdoj jetëgjatësinë e vet jo me formën dhe përmbajtjen juridike që ka por me një kushtetutë të re në të cilën shqiptarët do të jenë partner të barabartë me maqedonasit në udhëheqjen e shtetit dhe përgjegjësit që do të kenë për shtetin..Shqiptarët në këto 10 vitet e fundit i harxhuan të gjitha mekanizmat latent për ta arritur një marrëveshje për të ruajtur Maqedoninë kështu si është me këtë Kushtetutë dhe me këtë sistem politik, vet maqedonasit nuk e duna këtë. Ata duan të kenë vetëm një shtet për veten e tyre dhe shqiptarët I trajtuan si shërbëtorët e tyre mirëpo kjo periudhë ka mbaruar dhe ato duhet të vetëdijesohen që me shqiptarët ose do të detyrohen të ndajnë pushtetin ose shqiptarët do të detyrohen tua ndajnë shtetin nuk ka rrugë tjetër ", tha Ymer Ismaili, analist.
Por me mendim të kundërt paraqitet profesori universitar Stevo Pendarovski i cili thekson se për ndryshim të Kushtetutës nevojitet vullnet nga të gjitha palët dhe se rëndësi do të jetë që qeveria të prononcohet nëse ka për qëllim të implementoj Marrëveshjen e Ohrit ashtu siç është.
"Partnerët e koalicionit të implementojnë M.O me marrëveshje të përbashkët si duhet në mënyrë korrekte ta lexojnë ashtu siç është dhe më pas nëse punët nuk shkojnë mund të flasim për masa tjera juridike apo politike. Në këtë moment unë mendoj se qeveria e ka harruar M.O. ndërsa me atë edhe Kushtetutën prandaj mendoj se është e deplasuar të flasim për nevojën për një kushtetutë të re ose ndryshim të kushtetutës ndërsa nuk marrim përgjigje në pyetjen kryesore nëse kjo qeveri me këtë strukturë ka për qëllim të respektoj M.O të vitit 2001. Nuk mundeni vetëm me vullnetin e njërës bashkësi të miratoni kushtetutë të re nëse pala tjetër nuk ka vullnet. Në këtë moment unë nuk mund të detektoj se ka vullnet te kampusi maqedonas", tha Stevo Pendarovski, profesor universitar.
Dy profesorët universitar vlerësojnë se gjenerator të situës së krijuar është qeveria dhe mosmarrëveshjet brenda partnerëve qeveritar. Ndryshe mundësinë për inicimin e ndryshimit të kushtetutës së Maqedonisë e paraqiti Zv/ kryeministri Musa Xhaferri në emisionin 'Rruga Drejt'. Xhaferri tha se në rast se VMRO-DPMNE miraton ligjin për 'Branitellat' pa votat e shqiptarëve atëherë do të kërkohet ndryshimi i kushtetutës që do të hap edhe çështje tjera. Gjyltene Rexhallari

Recommended