Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
"Për herë të parë një aktor nga Maqedoni merr çmim në festivalin prestigjioz të filmave botëror në Montreal- Kanada i cili është në vijë të njëjtë me festivalin e Venecias dhe atë të Berlinit. Filmi "Shangaj Xhipsi" me produksion slloven ku rolin kryesor e luan aktori Visar Vishka, mori çmimin e skenarit më të mirë. Filmi i cili është ndër produksionet më të shtrenjta sllovene, hyri në mesin e 17 më të mirëve në konkurrencë prej rreth 3800 filmave.
"Po me vetë faktin që ky film hyri në konkurrencë në festivalin më të madh në Amerikën Veriore, që është i klasës së parë, klasës A njëlloj siç është në Venecia dhe Kanë, me vetë atë fakt kjo hap dyert për shumë projekte të tjera dhe ti inkurajoj producentët tjerë dhe regjisorët tjerë që ne mund të punojmë dhe ne mund të bëjmë filma të mëdhenj", deklaroi Visar Vishka, aktor.
"Vlerësoj se këto çmime janë mirënjohje e madhe për potencialin krijues të aktorëve maqedonas të cilët kohëve të fundit fitojnë mundësi që kreativitetin e tyre artistik të prezantojnë edhe në produksionet e huaja. Dhe edhe pse marrin pjesë në shfaqje teatrale kanë mundësi të kontribuojnë në role kryesore në produksione filmike", theksoi Elizabeta Kançevska Milevska, ministre e kulturës. Alsat-M

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended