Për ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov deklarata e kryetarit të Sindikatës së qendrës klinike në Shkup, Dejan Stavriq se grevën e mjekëve të paralajmëruar për 24 shtator e mbështesin 95 për qind e mjekëve në qendrën klinike, pavarësisht nga përkatësia e tyre politiko- partiake, ishte skandaloze dhe ironike.
"Do të thosha se kjo është deklaratë skandaloze, kjo është një deklaratë shumë ironike dhe mendoj se deklaratë më ironike nuk kam dëgjuar deri më tani. Unë vërtetë shpreh keqardhjen që askush nuk fillon t'i ndajë mjekët në përkatësi të partive të caktuara, nuk ekziston mjek i kësaj apo asaj partie, nuk ekziston mjek i këtij apo atij etnikumi. Dhe kështu duhet t'i trajtojmë dhe me këtë me respekt duhet të drejtohemi dhe në këtë mënyrë t'i trajtojmë mjekët", deklaroi Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë.
Sipas ministrit, me këtë deklaratë po krijohet problem plotësuese në tërë mënyrën e komunikimit me mjekët. Todorov dje deklaroi se në takimin me Sindikatën ishin afër zgjidhjes, por nuk u morën vesh. Mjekët kërkojnë paga më të larta dhe heqjen e projektit të pagesës sipas kontributit që filloi në korrik dhe nënkupton që rrogat të definohen në bazë të punës. Kryetari i Sindikatës Stavriq sot komentoi deklaratën e ministrit Todorov dhe tha se ata aspak nuk ishin afër marrëveshjes. Është paralajmëruar se grevës i janë bashkuar edhe mjekët e spitalit klinik në Manastir si dhe të disa spitaleve tjera. Bojana Simonoviq
Comments