Çair, 'rritet' flamuri shqiptarë!

  • 9 years ago
Vazhdojnë përplasjet e partnerëve të koalicionit BDI VMRO DPMNE në teren. Kësaj here molë sherri festa e pavarësisë 8 shtatori gjegjësisht flamujt e vendosur në rrugët e komunës Çair. Edhe pse komuna duhej ti vendoste ato zyrtar të qytetit të Shkupit në orët e hershme të mëngjesit e kanë bërë këtë duke vendosur flamurin shqiptarë në përmasa më të vogla se atë shtetëror. Kjo ka prekur zyrtarët e BDI-së në Çair të cilët në ndërkohë zëvendësuan të njëjtit me përmasa të njëjta. Kamerat e Alsat M regjistruan në teren ndërrimin e flamujve.
Nga qyteti I Shkupit, për Alsat-M deklaruan se kanë angazhuar Ndërmarrjen Publike 'Parqet dhe gjelbërimet', për vendosjen e flamujve, ndërkohë po që se dikush ka shkelur ligjin, atëherë janë organet tjera kompetente të cilat duhet të merren me atë çështje.
Nga ana tjetër nga komuna e Çairit janë përmbajtur nga çfarëdo lloj komenti, duke mos dashur të flasin për këtë mosmarrëveshje mes qytetit të Shkupit dhe vetë komunës së Çairit.
Vendosja e flamujve u bë në prag të festës së nesërme shtetërore, 8 shtatorit që shënon pavarësinë e Maqedonisë. Ndryshe kohë më parë parlamenti i Maqedonisë me vota edhe të subjektit politik shqiptarë pjesëmarrëse në qeveri, miratoi ligj për përdorimin e flamujve, ligj sipas të cilit në komunat me mbi 25 për qind popullatë të bashkësive jo-shumicë, flamuri i tyre do të jetë me përmasa më të vogla se flamuri shtetëror. Bedri Rexhallari

Recommended