Zgjohu -debat: 'Mungesa e dialogut, shkak për paragjykime'

  • 9 years ago
Mungesa e dialogut është një ndër shkaqet që solli vendi deri në këtë situatë ku marrëdhëniet ndëretnike paraqiten më të brishta se kurrë më parë, përjashtuar periudhën e konfliktit të viti 2001. Ky është vlerësimi i përgjithshëm i panelistëve në një debat të zhvilluar në Çair. Biljana Vankovska duke e quajtur liderin e BDI-së kryeministër të shqiptarëve u shpreh se është e domosdoshme që Ahmeti e Gruevski bashkë të përcjellin mesazhin deri te qytetarët për paqe, për pajtim dhe bashkëjetesë. Ndërkohë për analistin Ymer Ismaili, zhvillimet e fundit po ngulfatin mbysin konceptin e bashkëjetesës. Sipas tij jetojmë pranë njëri tjetrit por jo me njëri tjetrin dhe se rasti i Sllupçanit ishte një rast i mirë për pajtim mes dy komuniteteve.
"Këtu kemi pajtim apo paragjykim, unë do të thosha edhe njërin edhe tjetrin, madje në një rreth magjik. Pajtimi nuk pajtohem sepse është dekret politik dhe si i tillë nuk mendoj se arrihet me ligj. Nuk mendoj as... ja ajo do të ishte një fantazi e imja, e pranoj, ti shoh bashkë dy kryeministrat, them të dy sepse të gjithë e dimë se njëri është juridikisht bartës i atij funksioni, tjetri është nën hije dhe kështu kemi dy qeveri në një qeveri. Unë do të doja t'i shohë Gruevskin dhe Ahmetin se si bashkë i drejtohen opinionit maqedonas, ku bashkë do të drejtojnë porosi për paqe, për pajtim dhe premtim se dhuna asnjëherë nuk do të na ndodhë dhe se fëmijët tanë do të jenë të liruar nga ato strese të cilat ne patjetër duhej t'i kalonim", tha Biljana Vankovska, analiste.
"Rasti i Sllupçanit ishte një moment që dikush dikujt në kuptimin metaforik të fjalës se këtu ndodh një pajtim nga ajo që ka ndodhur në 2001. Dhe ishte rast i mirë që ajo ushtri në një far forme metaforike të përkulet para atyre dëshmorëve aty dhe ti kërkoj falje atij populli dhe ky do të ishte një hap shumë i mirë për një fillim të pajtimit në mes dy komuniteteve. Nëse dikush mendon që ndërkombëtarët ose evropianët janë naiv dhe e përshëndesin atë akt, unë mendoj se ato vet janë naivë, sepse ato kanë përvoja të tyre të ngjashme historike,prandaj edhe e përshëndetën këtë akt", u shpreh Ymer Ismaili, analist.
Derisa për Vllado Popovskin duhet të mbeten gjithnjë dyert e hapura për dialog, si mekanizëm i vetëm i zgjidhjes së të gjitha çështjeve kontestuese.
"Diskriminimi i vërtet si fakt duhet të hapet dhe të shihen fushat ku kemi ngecje dhe ato duhet patjetër të zgjidhen. Marrëveshja e Ohrit ishte një hap i madh por ai nuk i zgjidhi të gjitha sepse bëhet fjalë për probleme të komplikuara të cilat kërkojnë përpjekje dhe tjetra, jeta krijon probleme të reja dhe duhet të zgjidhen edhe problemet e reja. Duhet të ketë dyer të hapura për dialog për çdo çështje", u shpreh Vllado Popovski, analist.
Nga ana tjetër Rizvan Sulejmani, konstaton se Qeveria është burim i të gjitha paragjykimeve.
"Të jem i sinqertë këto paragjykimet janë në të dyja anët, edhe te shqiptarët për maqedonasit edhe maqedonasit për shqiptarët. Supozoj se historia maqedonase për këtë li...

Recommended