Drejtori i Agjencisë për zonat industriale dhe zhvillimore Viktor Mizo ia zuri për të madhe kolegut të tij nën ingerencën e të cilit janë investimet e huaja të drejtpërdrejta, Visar Fidës, lidhur me shitjen e hotelit Slavija në Ohër, miliarderit indian Subrata Roj. Fida dje në takimin me gazetarët u lavdërua për disa investime të realizuara mes të cilave edhe për shitjen e hotelit Slavija. Por vetëm disa orë më vonë, Mizo përmes komunikatës nga Kanadaja e mohoi informatën për shitjen e hotelit. Për t'i zgjidhur dilemat nëse është shitur apo jo ky hotel, sot e pyetëm edhe shefin e tyre, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski. Ai konfirmoi se ka njëfarë marrëveshje për hotelin kontestues.
"Unë vetëm di për qëllimin e Subrata Roj që ta blejë hotelin Slavija. A e ka blerë ose jo, unë nuk di. Nuk e ndjek për çdo ditë, nuk e di se a ka përfunduar transaksioni. Unë e kam të njohur se është arritur marrëveshje, por a është nënshkruar a jo dhe a është kryer, në këtë moment nuk e di. Kjo është nën kompetencën e Fidës, kurse në mënyrë operative këtë punë edhe ty e punon. Me siguri ka edhe informata më cilësore për momentin", tha Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i ekonomisë.
Nga Agjencia për investime të huaja të drejtpërdrejta, përmes zëdhënësit të tyre na informuan sot se kanë realizuar kontakt me biznesmenin nga India dhe se realizimi i kësaj shitjeje është para përfundimit. Verica Pavlloska