Koncerti për '8 shtatorin', shqiptarët ftohen në minutën e fundit

  • 9 years ago
Pas insistimit të televizionit ALSAT-M që të mësojë emrat e artistëve që do të performojnë në koncertin e organizuar nga Qeveria me rastin e shënimit të 21 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, në listë në moment të fundit u shtuan edhe disa emra të këngëtarëve shqiptar. Nga Ministria e Kulturës për ALSAT-M konfirmuan se në këtë mbrëmje do të performojë Adelina Tahiri, Mustafa Imeri dhe dy këngëtarë tjerë shqiptarë. Fenomenin e ftesës për pjesëmarrje 5 minuta në 12-të për ALSAT-M e konfirmoi edhe këngëtari Mustafa Imeri, i cili gjatë minutave që ne po e intervistonim pranoi ftesë për të kënduar në këtë mbrëmje. Sipas tij mënyra e tillë e ftesës së artistëve shqiptarë flet për mungesë të vullnetit nga autoritet përgjegjëse për të tejkaluar konceptin e shtetit monoetnik.
"Besoj se çdo herë kemi qenë të anashkaluar, tash fajet zakonisht kur vjen puna në raste të tilla dhe kur hapet problematika e kësaj teme zakonisht hidhet topi tek njëri, tek tjetri, tek harresa e gjithçka po çfarë të them përveç se artistët shqiptarë janë në gjendje të mjerushme lidhur me atë se sa shteti ju ndihmon pasi momentalisht edhe unë jam ai që do të këndojë më 8 shtator si një shqiptar në stadiumin Filipi i Dytë. Por problematika është se kjo ndodhi në momentin e fundit", tha Mustafa Imeri, artistë shqiptar.
Ndërkohë artistët Blerim Grubi dhe Agim Poshka thonë se lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 21 vjetorit të pavarësisë u bë e ditur disa ditë më parë, por fatkeqësisht në këtë listë sot u shtuan disa emra shqiptarë. Sipas tyre, kjo është edhe një dëshmi e qartë për diskriminimin e kulturës shqiptare në këtë vend.
"Me keqardhje unë kuptova nga mediat se në manifestimin që do të mbahet me datën 8 shtator nuk do të marr pjesë asnjë këngëtar shqiptarë, me keqardhje e them se edhe pas 20 viteve ky avaz i vjetër dhe kjo këngë e vjetër po vazhdon kështu që ai koncert do të jetë koncert një kulturorë, monoetnik, në atë koncert nuk do të ketë përfaqësues shqiptarë dhe në këtë mënyrë edhe publiku shqiptarë nuk do të jetë i përfaqësuar mes publikut që do të ishte aty", u shpreh Blerim Grubi, artistë shqiptar.
"Janë një sërë gjërash, është një refren që e kemi dëgjuar të gjitha këto vite me rradhë, në një anë promovohet ideja për multikulturalizëm, për përrallat e Evropës së bashkuar, në krahun tjetër, në ambientet e Maqedonisë kjo nuk ndjehet fare pasi është Qeveria që duhet ta promovojë këtë koncept. Pa dyshim ky koncert është një Jugosllavi e vogël, për ironi edhe në komunizëm kishte Jugosllavi të vogla dhe koncerte por edhe në vetë absurdin e vetë Jugosllavisë kishte edhe shqiptarë që këndonin dhe merrnin pjesë nëpër koncerte. Këta jugosllovenët e vogël këtu e kanë problem për të pranuar realitetin se shqiptarët janë këtu deshën apo jo ata", deklaroi Agim Poshka, artisë shqiptarë.
Ndërkohë, Muhamet Hoxha, njëri nga anëtarët shqiptar të Këshillit të Qeverisë për organizimin e këtij koncerti, thotë se Qeveria i ka propozuar Minist...

Recommended