Lapsusi i Topallit: Ngatërron 6 gushtin me 6 korrik

  • 9 years ago
Virusi i ngatërrimit të datave dhe neneve duket se ka prekur të gjithë eksponentët e lartë të mazhorancës. Pas kryeministrit Sali Berisha i cili ngatërroi pak ditë më parë nenin 150 me atë 155 të Kushtetutës është kryeparlamentarja Topalli që bën një lapsus. Në komunikimin e fundit me median ajo ngatërroi datën 6 gusht me 6 korrikun teksa fliste për mbylljen e sezonit parlamentar. "Ka qënë e trishtueshme, pasi mbyllja e sesionit më 6 korrik u bë përmes refuzimit të draftit të kërkuar nga vetë opozita...."- tha Topalli