Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sot në Maqedoni u shënua 17 vjetori i vdekjes tragjike të njeriut i cili vuri themelet e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes mes Maqedonisë dhe SHBA-së, Jozef Kruzelit. Me këtë ratë në qendrën për trajnim që mban emrin e tij u organizua një ceremoni, me ç'rastë ministri i mbrojtjes i Maqedonisë Fatmir Besimi dhe ambasadori amerikan në vend Pol Volers, vendosën kurorë lulesh pranë bustit të Kruzelit. Ndërkohë drejtoresha e kësaj Qendre Juliana Stojanova deklaroi se që nga qershori i vitit 1996 me vendim të qeverisë së RM-së kjo Qendër mban emrin Jozev Kruzelit.
"Jemi këtu për të nderuar dhe përkujtuar njeriun që vendosi bashkëpunimin bilatareal në mbrojtje mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-vë, dhe ka dhënë një kontributi të madh për pranimin tonë në 'Partneritetin për paqe'. Përcaktim i jonë është dhe do të jetë që Qendra për trajnim përmes aktiviteteve të saja ti ndërtoj kapacitetet institucionale dhe resurset njerëzore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe me këtë të kontribuoj në promovimin e vlerave të përbashkëta dhe përgjegjësive dhe arritjen e standardeve të NATO-s të domosdoshme për kopatibilitetin me forcat e aleancës", deklaroi Juliana Stojanova, drejtore e qendrës për trajnim.
Kontributin e Jozef Kruzel në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe SHBA-vë e çmoi lartë edhe ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi.
"Sot është dita kur nderojmë zotin Jozef Kruzel, zv sekretarë i mbrojtjes i SHBA-vë i cili nënshkroi marrëveshjen e parë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Dhe qendra jon ë trajnimit në fushën e mbrojtjes që është qendër rajonale e mban emrin e tij dhe kjo ishte qëllimi i ngjarjes së sotme. Sot mbushen 17 vjet prej kur ai humbi jetën në Bosnjë e Hercegovinë gjatë misionit të tij Partneritet për paqe, në kuadër të NATO-s, dhe iniciativës së SHBA-ve, ky është shkaku për çfarë jemi sot këtu", tha Fatmir Besimi, Ministër i mbrojtjes.
Qendra për trajnim paraqet një qendër të rëndësishme në sistemin e arsimit dhe mbrojtjes ku zhvillohen trajnime për zhvillimin profesional gjegjësisht profesionalizimin e kuadrit të ARM-së si nga fusha e menaxhmentit, informatikës, financave, drejtësisë, sigurisë, psikologjisë ushtarake dhe trajnime për pjesëmarrje në misione paqësore. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended