Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Gjeneva është qendra ku entuziastët, të pasionuarit pas biçikletave u mblodhën për të konkurruar për të garuar në një disiplinë të pazakonshme. Zvicra është nikoqire e kampionatit të katërt me radhë i polos me biçikleta. Në këtë disiplinë garojnë 2 ekipe me nga tre garues, ekipi që do të arrij i pari të shënoj 5 gola ai edhe fiton. Rregullat e lojës janë huazuar nga hokeji dhe janë futur biçikletat ku pjesëmarrësit e vendeve të ndryshme nga Japonia, Australia, ShBA-të, të cilët e kanë sofistikuar për këtë lojë.
"Jemi nga Gjeneva në kampionatin botëror në polo me biçikleta. Kjo garë e organizuar nga vet pjesëmarrësit. Ata janë aq të pasionuar pas kësaj dhe secili vjen këtu të tregojë më të mirën nga vetja. Ne jemi të pavarur dhe sporti ynë akoma nuk njihet nga federata. Punojmë vetë me ndihmën e sponsorëve, për ne me rëndësi ka atmosfera, njerëzit të vijnë dhe të shohin", u shpreh Mark Sik, garues nga Franca.
"Të luhet polo me biçikletë është shumë e vështirë. Supozoj se mësohet gradualisht, ne luajmë disa vite, por ka edhe ekipe të tjera që ndihmojnë në këtë. Mësojmë ngadalë të kontrollojmë topin, kjo është shumë e rëndësishme, ka aspekte të ndryshme me rëndësi të ndryshme, këtu mësohemi dhe përpiqemi të mos lëndojmë njëri-tjetrin", tha Stefan Çamond, Domeniko Natoli- garues nga Australia.
Polo me biçikletë për herë të parë ka filluar të luhet në vitin 1998 në shtetin amerikan Sietël. Disa nga pjesëmarrësit dëshirojnë që poloja me biçikleta të bëhet disiplinë olimpike. Sot gara do të kompletohet, ndërsa si favorit kryesor për të fituar garën është Sietël. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended