Kriza prek edhe 'sofrën' e Bajramit

  • 9 years ago
Kështu dukej sot qyteti i Shkupit, i stërmbushur me qytetarë të moshave të ndryshme të cilët kishin dalë të përfundonin me përgatitjet e fundit për festën e nesërme të Fitër Bajramit. Kriza ekonomike ka bërë që nga viti në vit kjo festë të jetë gjithnjë e më vështirë. Qytetar të shumtë të intervistuar nga Alsat M theksuan se sofra e Bajramit këtë vit do të jetë më e varfër se sa vitet e kaluara për shkak të papunësisë dhe standardit të ulët jetësor. Por edhe përkundër këtij fakti ata kanë arritur që sado pak të plotësojnë të gjitha traditat e kësaj feste duke filluara nga përgatitja e ëmbëlsirave e deri tek dhuratat për fëmijë.
"Kemi përgatitur ajo që duhet të përgatitet, sofrën e Bajramit, kemi ble diçka, puna është pak si dobët por Bajramin e kemi bërë me zor ..dallimi është shumë i madh 70-80 për qind është i madh dallimi, punë nuk ka hiq shumë katastrofë është".
"Më i varfër është se nuk ka punë për atë ,, çmimet janë por pse s'kanë pare njerëzit ajo është tjetër se çmimet janë të njëjtat nuk janë aq të shtrenjta po s'ka papunësia ato i bën".
"Po bëhemi gati për Bajram, tash po blejmë petat dhe sot do e bëjmë bakllavën, pothuajse është i njëjtë megjithatë këtë të vit është krizë më e madhe dhe mendoj se është më vështirë".
"Më dobët pak, s'ka as punë as asgjë veç me social".
"Fëmijëve u kemi ble për Bajram, krejt ato tradita që janë ..normal janë çmimet nuk janë shumë të larta por nuk janë edhe të ulëta nuk mund t'i përballoj çdokush, diçka mund të jetë më e varfër, arsyet shtrenjtimi, kriza, papunësia".
Ndërkohë Shoqata kulturore "Vizioni M" edhe këtë vit organizoi një sërë aktivitetesh në kuadër të manifestimit 'Kandilat e Bajramit". Ajo që e dallon këtë manifestim nga viti i kaluar është rikthimi i trenit për fëmijë nëpër lagjet e Shkupit që simbolizon ardhjen e festës së Bajramit.
"Entuziazmi i fëmijëve dhe kënaqësia ishte jashtëzakonisht e madhe duke pas parasysh se ata që më së shumit i gëzohen Bajramit janë fëmijët..Qëllimi kryesor i manifestimit është që ti jep lamtumirën Ramazanit dhe t'i dëshiron mirëseardhje Bajramit dhe njëherit të krijon atmosferë festive e cila do të ngulitet në kokën e fëmijëve që për Bajram ka njëfarë atmosfere dhe vjen treni i cili sjell Bajramin", deklaroi Orhan Murtezani, SH.K. "Vizioni M".
Ndërsa sektori i femrës pranë kësaj shoqate edhe kësaj here organizoi ekspozitën me punime të ndryshme ndërsa mjetet e mbledhura nga shitja e tyre do të dedikohen për bamirësi.
"Ditë e sotme sektori i femrës ka dal me një ekspozitë të artizanateve të ndryshme do të thotë aktivitetet tona si nxënëset dhe studentet e fakulteteve të ndryshme kanë qenë të angazhuara kanë punuar me vullnet dhe dashuri gjatë tërë muajit të Ramazanit dhe ky është rezultati jonë. Në këtë ekspozitë janë të ekspozuara punime siç janë në keramik bizhuteri, kaligrafi islame dhe shumë punime tjera interesante të artizanateve të ndryshme", tha Sara Musliu, sektori i femrës në SH.K. "Vizioni M".
Festa e Fitër Bajramit festohet pas mbarimit t...

Recommended