Kushtet klimatike duket se do të jenë në favor të festës së madhe Ramazan Bajramit. Kështu bën të ditur Enti Hidrometeorologjik. Sinoptikanët thonë se nesër do të na pret mot i qëndrueshëm, i mirë, me temperatura të ngjashme si sot, përkatësisht temperaturat më të larta do të arrijnë deri në 36 gradë celsius. Rritja e temperaturave deri në 40 gradë pritet të ndodh nga mesi dytë i javës që vjen.
"Dita e nesërme nuk do të sjell ndryshime të mëdha, mot me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare nga veriu, në krahasim me sot temperaturat pritet që të bien për 1 ose 2 gradë. Prej të hënën do të ketë rritje të temperaturave , të ngjashme me të sotshmet por pa ndryshime të mëdha", u shpreh Dushanka Tanushevska, sinoptike.
Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se nga e marta dhe e mërkura pritet që vendi të jetë nën ndikimin e masës së ngrohtë jugore, por më ngrohtë pritet të jetë në mesin e javës që vjen, kur temperaturat pritet të arrijnë nga 29 deri në 40 gradë celsius. Këto temperatura të larta pritet të mbajnë deri kah fundi i javës. Bojana Simonoviq
Comments