Panama, festival kushtuar bretkosës

  • 9 years ago
Panamezët nderojnë bretkosat, ikonën e tyre shtetërore, për të cilën kanë shpallur edhe ditën kombëtare të bretkosës së artë si dhe një festival kushtuar vetëm asaj. Bretkosa e artë, është shpallur në mbrojtje nga shteti, për shkak se është para zhdukjes. Festivali që ka iniciuar Qeveria e Panamasë do të zgjasë deri më 19 gusht, dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjen qytetare për ruajtjen e saj. Bretkosa e saj, si simbol i Panamasë është pikturuar kudo, që nga materialet turistike, e deri tek tiketat e lotarisë.
"Unë ju bëj thirrje për të festuar. Hulumtoni, lexoni dhe informohuni për gjendjen e këtyre bretkosave, që të mund të na mbështesni", u shpreh Eduardo Grifin, biolog.
Sipas disa legjendave, është besuar se kur bretkosat e arta vdesin ato shndërrohen në ar të vërtetë. Të tjerë, besojnë se këto bretkosat sjellin lumturi. Megjithatë sipas gjykimeve të biologëve në 10 vitet e ardhshme, ka mundësi të zhduken 80 për qind e këtij lloji, ndërsa rreziku më i madh për to është një kërpudhë e rrezikshme.
"Mesazhi është se njerëzit, e dinë se kjo ditë e veçantë ekziston dhe jo vetëm për shkak se bretkosa e artë është një ikonë e kulturës sonë, por edhe për kafshët që janë në rrezik. Ne duhet ti mbrojmë ato. Gjithkush duhet ta mbështetë ngjarjen dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar", deklaroi Enxhi Estrada, hulumtues.
Festivali përfshin ekspozita, konkurse dhe prezantime biologësh. Ekspertët aktualisht janë në garë me kohën për të gjetur një mënyrë për të shfarosur kërpudhat e rrezikshme, shkaku i së cilës mund ta humbasin ikonën kombëtare të tyre. Bojana Simonoviq

Recommended