Klinikat do të pajisen me 2000 dyshekë të ri

  • 9 years ago
Pas më shumë se 20 vite, institucionet shëndetësore në Maqedoni kanë dyshekë të rinj. Këto dyshekë kapin vlerën prej 12 milion denarësh. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, kjo pajisje është e mjaftueshme për shtrirjen e pacietëve nëpër spitale.
"Me këtë projekt paralajmërojmë 2000 dyshekë të rinj, të cilët janë punuar nga shkuma poliuertike, janë fleskibël dhe përhiten sipas trupit të pacientit, janë të rezistueshëm ndaj ujit, lahen lehtë, janë antibakterial dhe me këto karakteristika paraqesin një standard nga i cili Maqedonia 20 vite ka qenë pas dhe sot e sjellim si standard të ri në shëndetësi", deklaroi Nikola Todorov, ministër i shëndetësisë.
Sipas ministrit Todorov, dyshekët kanë rol të madh në formimin e perceptimi të pacientit për sistemin shëndetësor dhe me këtë pajisje ai pret të rritet standardi i shëndetësisë publike. Ai paralajmëroi se me krevatë dhe dyshekë të rinj do të pajiset edhe Klinika e fëmijëve. Bojana Simonoviq

Recommended