Analistët: Samaras nuk përfillë ftesën e Gruevskit

  • 9 years ago
Mungesa e një përgjigjeje ndaj ftesës për një takim kokë më kokë, të cilën kryeministri Nikolla Gruevski i kishte dërguar homologut të tij grek Andonis Samaras, është komentuar në mënyra të ndryshme nga ana e analistëve politikë. Për Albert Musliun, arsyeja për këtë anashkalim ka të bëjë me krizën në të cilën gjendet fqinji jugor dhe përqendrimi i të gjitha kapaciteteve për zgjidhjen e problemeve ekonomike në vend. Por nga ana tjetër Jovan Donev, thekson se Athina zyrtare nuk do ta pranojë këtë ftesë pasi nuk dëshiron të bëhet palë konstruktive në procesin e zgjidhjen së emrit.
"Ne duhet ta kuptojmë se Greqia kalon një periudhë të rëndë ekonomike dhe prioritet e politikanëve grek nuk janë të drejtuar nga Maqedonia, ndërsa nevoja për mbylljen e negociatave për emrin janë më urgjente për Maqedoninë se sa për Greqinë. Maqedonia ka bë një hap të mirë që nuk ka deklarata të cilat pala greke i plason si deklarata provokuese dhe justifikon veprimin e vet. Maqedonia duhet në mënyrë diametrale ta ndryshojë politikën, të promovon një politikë të matur, të mirë fqinjësore, unë nuk e shoh se cila është dobia nëse ne kënaqemi me fatkeqësinë e tyre" , u shpreh Albert Musliu, analist.
"Nuk do të pranohet nga ana e Athinës. Athina duket se që nga miratimi i aktvendimit të Hagës, është në defensivë, me siguri riorganizohen, por nuk pres që asgjë serioze të ndodhë atje, thjeshtë ai është qëndrimi i tyre, ato punojnë në kohë, në kondicion, të zgjasin procesin sa më shumë sepse nuk duan të jenë konstruktiv, ne nuk kemi bashkëbisedues atje, pavarësisht se kush vjen në pushtet", deklaroi Jovan Donev, analist.
Analistët Musliu dhe Donev, nga ana tjetër shprehen pesimist për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit deri në fund të vitit. Por ata sugjerojnë që vendi të vazhdojë reformat e duhura dhe të fillojë të zbatojë një diplomaci të urtë dhe të matur.
"Unë jam pesimist, nuk pres që së shpejti të zgjidhet problemi i emrit, të paktën jo brenda këtij viti. Ajo që është me rëndësi për ne, është të vazhdojmë reformat, madje të përshpejtojmë ritmin e reformave, sepse ne nuk duam të hymë në BE ashtu siç jemi tani, por BE-në ta sjellim këtu, dhe për ta bërë këtu duhet t'i përshpejtojmë reformat, të vendosim standarde evropiane në Maqedoni", u shpreh Jovan Donev, analist.
"Diplomacia ynë duhet të jetë më e urtë, më e matur, politikanët të jenë shumë më të matur, mos e përdorin çështjen e emrit për politikën ditore, dhe tu japin inkurajim edhe miqve tanë edhe në Evropë dhe SHBA, që me atë politikë të matur, të mund t'i argumentojnë Greqisë nevojën për zhvillimin e procese euro-integruese. Unë mendoj se proceset euro-integruese, objektivisht me një politikë të matur mund të zhbllokohet pasi Greqia ka dhe mekanizma të tjera për të bllokuar pranimin tonë të plotë", deklaroi Albert Musliu, analist.
Musliu madje vlerëson se Maqedonia nëse punon në drejtim të zbutjes së qëndrimeve të fqinjit jugor, vitin e ardhshëm do të ketë shanse reale që ta bëjë Greqinë të tërheq blloka...

Recommended