Jo gjithkush i gëzohet festës së Bajramit?!

  • 9 years ago
Fëmijët janë që i gëzohen më së shumti Festës së Bajramit duke pritur me padurim dhuratat që prindërit e tyre u bëjnë, kryesisht në veshmbathje. Por, për fat të keq, Dafina 10 vjeçare nuk do e ketë këtë fat. Ajo nuk e ka përjetuar asnjëherë këtë gëzim për shkak të varfërisë që vuan familjen e saj Provalija. Dafina ka edhe dy motra dhe një vëlla, Dardani 12 vjeçar, Mimoza 8 dhe Flutura vetëm 2 vjeçare. Deri në këto momente, ato nuk kanë asgjë të re për të veshur ditën e Bajramit, duke pritur se dikush do u dhurojë diçka.
Për Bajram a ke ble diçka?
'Jo'.
Çka kishe dashtë me pas për Bajram?
"Po çfarëdo që të jetë, veç diçka e re mu kanë".
Vizita në familjen Provalija na bëri të dridhej zemra. Edhe kjo dhomë e ngushtë ku flenë, zgjohen dhe ushqehen 6 anëtarët e kësaj familje, është pothuajse para rrënimit. Në të nuk ka thuajse asgjë. Dy krevatet e dhomës ishin sa për sy e faqe, aq të shkatërruara sa që pas çdo gjumi, fëmijët ngrihen me lëndime në trup.
"Ma mirë mos mu kanë gjallë hiç, vdekje për mu, nuk po muj me përballu me fol, jam mbush".
Çka lypin ma shumë, për çka kanë nevojë?
"Kjo qumshtë, pampersa, tash e sëmur, do mu shërua, ku me dergu në spital pa pare. Po lypin veshmbathje, më së pari për Bajram nuk kam mi gëzue, ku me marr e me ju ble, si po dalin te dera shoqet po ju thonë çka keni ble për Bajram, këto po vijnë me lot në sy brenda, mos kofsh nanë. Me vitra që na kanë dhanë i kemi ble shporetin, frigoriferin se nuk kam pas kurgjë. Këtu flemë, disa në tokë, beso që edhe nuk mundem mu çu se po i shkeli, disa në tokë, disa në këto krevate të prishta, ja krejt është i prishtë, veç për hijeshi me thanë sa mos me i hangar insektet nëpër tokë, dyshemeja është e prishtë, lloj lloj insekti del", u shpreh Vajzore Provalija.
Edhe pse gjatë Muajit të Ramazanit të gjithë mundohen të përgatisin ushqime nga më të shumëllojshme për iftare, për familjen Provalija në të shumtën e rasteve ka munguar edhe buka. Por ajo për të cilën kanë nevojë më shumë është rinkonstruimi i shtëpisë dhe mundësia për të ndërtuar edhe një dhomë.
"Me ushqim kush bon rahmet më sjellin, beso qe edhe Ramazan edhe familja ime nuk më ka ardhë, aq që janë ngushtu që nuk kam...shumë ju vjen keq, nuk kanë ku me hy, nuk kanë ku. Mërzitem kur më bjen në mend se tash dimrit ka me u mbyll në këtë dhomë, dera e prisht , krejt i ftofti hyn mrena, tanat...jan smu e janë shnosh, kur kam pas mundësi më ka ndihmu dikush i kam çu në spital janë shnosh, ma keq se me një dhomë ku ka, nuk ka. As nuk mundesh me ly, po edhe nuk kam mundësi, po edhe me pas menjiher pikon, berbat bëhet", u shpreh zonja e shtëpisë.
Kryefamiljari Ramiz Provalija nuk gjen fjalë për të përshkruar gjendjen e varfër të familjes së tij. Ai thotë se vazhdimisht mundohet të punojë diçka por për shkak të plagëve që ka në shpinë, nuk është në gjendje të punojë punë të rënda.
"Këtë e kam pas edhe më herët po sidomos prej 99, se kam marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës, jam dëmtuar kam dy plagë mbas, granata më ka përplas. ...

Recommended