Turistet e mashtruar, 12 orë në aeroportin e Sharm el Sheik

  • 9 years ago
Janë 12 orë tmerri ata që gati 190 turistë shqiptarë përjetuan të hënën, në aeroportin e Sharm el Sheik të Egjiptit. Me gjithë familjen, me fëmijë, dhe të moshuar, të ngarkuar dhe me valixhe u është dashur të qëndrojnë në aeroportin egjiptian nga ora 10:00 e paradites deri në 22 të mbrëmjes. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga TV A1 Report flasin për një kaos të vërtetë.