Shkupi sot feston 100 vjetorin e çlirimit

  • 9 years ago
100 vjetori i Çlirimit të Shkupit po shënohet me një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në kryeqytet. Për nder të kësaj dite, sot u promovua edhe pulla postare 'Zani i Maleve', e cila përfshinë motive të këtij grupi orkestral të themeluar nga patrioti Kolë Bojaxhiu, i ati i Gonxhe Bojaxhiut, për të pritur kryengritësit shqiptarë që arritën në Shkup për çlirimin e tij. Zv/kryeministri Musa Xhaferi, me këtë rast foli për rëndësinë që ka 12 gushti në historinë e gjithë popullit shqiptar.
"Kjo kryengritje u kurorëzua me çlirimin e Shkupit ku ne sot shënojmë këtë datë ndërsa vet mënyra e pritjes së kryengritësve nga ana e popullsisë , me një orkestër muzikore të cilët sot po e përkujtojmë edhe më promovimin e pullës postare, me motive të këtij grupi të formuar nga patrioti Kolë Bojaxhiu enkas për pritjen e trupave shqiptare, si dhe rrjedha e ngjarjeve historike të mëvonshme në këtë qytet për Lëvizjen Kombëtare , siç ishte Kuvendit i Shkupit disa muaj më vonë, domosdoshmërisht dëshmojnë rëndësinë e kësaj date respektivisht 12 gushtit në historinë tonë kombëtare", deklaroi Musa Xhaferi, zv/kreyminstër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
"Në vazhdën e aktiviteteve posta e Maqedonisë vendosi të jep kontributin e saj jo vetëm në shënimin e kësaj date historike por në një mënyrë të lë një mbresë një shënim do të na përkujton një kohë të gjatë këtë datë historike si dhe këtë jubile të madh për të gjithë ne", tha Rafiz Aliti, drejtor i Postave të Maqedonisë.
Drejtori i postave të Maqedonisë Rafiz Aliti, gjithashtu në shenjë falënderimi të kryengritësve që çliruan Shkupin para 100 vjetësh, i dhuroi familjarit të patriotit Idriz Seferi, një ekzemplar të posaçëm të Pullës Postare.
"Shkupi ka qenë një brengë e veçantë e jona e të parëve tona, sepse ata e kishin frikën, se këtu do të ndryshonte rrjedha e historisë, rrjedha e fatit të tyre. Shkupi është një udhëkryq ku i grumbullon të gjithë njerëzit, vendet tona i bashkon, ky është realisht kryeqyteti emocional i shqiptarëve, ndoshta Tirana mund të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Prishtinë e Kosovës, por kryeqyteti i shqiptarëve do të jetë Shkupi, ky është kryeqytet emocional", u shpreh Nijazi Seferi, përfaqësues i familjes Idriz Seferit.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin dhe familjarë të tjerë të ish kryengritësve shqiptarë si dhe përfaqësues të jetës politike dhe institucioneve në vend. Ndërkaq më herët për nder të Kolë Bojaxhiut, themeluesit të orkestrës 'Zani i Maleve' u mbajt një meshë, e para në gjuhën shqipe, që nga ekzistimi i kësaj Shtëpie Përkujtimore.
"Dashuria fillon në shtëpinë e prindërve, ajo gjallëron në familje, si mungesë e dashurisë familjare sot kemi aq shumë vuajtje dhe mjerim në botë. Prandaj apeli është i qartë dashuria duhet të rritet dhe të kultivohet sikurse fëmija në gjirin familjar", theksoi Don Viktor Sopi, Ipeshkvi e Kosovës.
100 vjetori i çlirimit të Shkupit gjatë ditës së sotme do të shënohet edhe me një sërë aktivitetesh të tjera, sikurse parakalim i anëta...

Recommended