Aroma e këndshme e çokollatave në këtë dyqan të Kolorados, ishte e pa-rezistueshme për një ari, i cili hyri në dyqan dhe shërbeu veten me një grumbull çokollatash, pa shkaktuar asnjë dëm. Nga xhirimet e kamerave të sigurisë shihet se si ariu e ka hapur derën, i kapë ëmbëlsirat dhe i ha, e pastaj kthehet prapë. Ai këtë akt e ka përsëritur gjashtë herë, gjithmonë duke e shërbyer veten me një lloj të sheqerkave. Ai u largua pas 15 minutave, mbase sepse u frikësua nga një veturë që kaloi andej. Pronari i dyqanit ka thënë se ariu ka arritur të depërtojë në dyqan pasi dryni i derës nuk ka qenë i vendosur mirë. Vizitori i papritur si dëshmi të vetme pas vetes ka lënë letrat e çokollatave që ka ngrënë. Alsat-M
Comments