Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Njëmbëdhjetë përpiluesit më të shpejtë të porosive SMS në Amerikë sfiduan veten në një garë të ashpër për t'u kurorëzuar me titullin e Kampionit. Tensioni bëhej gjithnjë e më i lartë në kohën kur garuesit gjykoheshin për shpejtësinë dhe korrektësinë në shkrimin e porosive përgjatë tetë raundeve të garës. Fituesi i kampionatit për të dytin vit me radhë doli 17 vjeçari Austin Uerishke nga Nju Jorku, i cili edhe një herë dëshmoi shkathtësinë e jashtëzakonshme të gishtave të tij. Uerishke fitoi një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, të cilin siç është shprehur do ta shfrytëzoj për shkollimin e tij universitar. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended