Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qeveria ka ndryshuar Ligjin për shitjen e ndërtesave dhe hapësirave afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me ndryshimet e reja përveç që shitja do të bëhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet ofertës publike për të fituar oferta më të lartë, parashihet edhe mundësia për t'u shitur hapësira afaristet që i posedojnë institucionet shtetërore ose ato që janë themeluar nga Qeveria dhe Parlamenti.
"Subjekt i shitjes sipas dispozitave të këtij ligji nuk mund të jetë hapësira afariste që e përdorin për kryerjen e aktiviteteve fondet, agjencitë, drejtoritë, institucionet publike, organet e pavarura rregullatore të themeluara nga shteti, Shoqëri tregtare të themeluara nga shteti si dhe institucione tjera të themeluara nga shteti", tha Dragan Simonovski, zëdhënës i Ministrisë së Transportit.
Kjo do të thotë se ajo që ka qenë ose do të shpallet për hapësirë afariste do të mund të shitet. Nga ministria e Transportit, thonë se aty nuk ka mundësi të luhet në përcaktimin e asaj çka është hapësirë afariste, apo mundësia që prona shtetërore të deklarohet se nuk është e nevojshme për të kryer aktivitetin themelor të institucionit, e që ai të shitet në ankand. Paratë nga shitja nuk do t'i shohin kompanitë dhe institucionet në pronësi të cilës është hapësirë afariste.
"Ndërsa paratë që do të realizohen nga shitja e këtyre objekteve afariste do të shkojnë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë", u shpreh Dragan Simonovski, zëdhënës i Ministrisë së Transportit.
Në Ministrinë e Transportit nuk dinë se sa hapësirë afariste kanë në dispozicion për shitje. Theksojnë se me ndryshimet e ligjit më lehtë do të mund të shitet prona që është në pronësi nga disa institucione shtetërore. Goran Temenugov

Category

📺
TV
Comments

Recommended