Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në fund të muajit gusht, Ministria e Jashtme (MJ) do të pasurohet me një Institut për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme. Qëllimi kryesor i funksionimit të tij, sipas zëdhënësit së Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, do të jetë zhvillim i kapaciteteve hulumtuese në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, të çështjeve me interes të gjerë shoqëror, si dhe krijimi i qëndrimeve strategjike të Maqedonisë dhe promovimi i tyre ndaj publikut vendas dhe ndërkombëtar.
"Do të mundësohet shkëmbim i qëndrimeve, pikëpamjeve, pozitave në kuadër të forumeve, debateve në nivel ekspertësh, të cilat do të ishin në dobi të procesit të krijimit të politikave dhe gjetjes së zgjidhjeve në sferën e punëve të jashtme; përpunim dhe publikim i dokumenteve që trajtojnë tema dhe çështje me rëndësi rajonale, evropiane dhe globale, tek të cilat do të mbisundonin qëndrime në përputhje me prioritet strategjike të Maqedonisë", u shpreh Aleksandar Gjoergjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Në Institutit do të punësohen kuadrot aktuale të ministrisë së Jashtme, ndërsa më vonë do të përfshihen edhe bashkëpunëtorë të jashtëm, edhe atë: ekspertë, akademikë, diplomatë, njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Sa i përket strukturës organizative, në fazën e parë parashikohet Instituti të funksionojë si Drejtori në kuadër të Ministrisë së Jashtme, dhe të ketë dy sektorë me nga dy degë. Në fazën e dytë dhe finale, çështja e organizimit dhe puna e Institutit do të rregullohet në bazë të normave ligjore, ndërsa parashikohet që ai të shndërrohet në një Institucion plotësisht të pavarur dhe jofitimprurës. Nga qeveria gjithashtu njoftuan se tani më janë siguruar mjete buxhetore për funksionimin normal të Institutit. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended