Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Listës së bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, të publikuar në ueb faqen e Komisionit për Verifikimin e fakteve iu shtuan edhe bashkëpunëtorë tjerë. Bëhet fjalë për Isak Ajrullin, këshilltar nga radhët e BDI-së në Komunën e Bogovinës dhe Kiril Psaltirov, këshilltar nga radhët e VMRO DPMNE-së në Komunën e Gazi Babës. Vendimin se Ajrulli dhe Psalltirovi kanë qenë bashkëpunëtor, Komisioni për verifikimin e fakteve e mori ditën e hënë, ndërsa në bazë të afatit ligjor prej tre ditësh emrat dhe dosjet e tyre janë bërë publike sot. Sipas dokumenteve që i ka bërë publike Komisioni për Lustrim, pseudonimi i këshilltarit Isak Ajrulli ka qenë 'Zenit'. Në dosjen e tij thuhet se Ajrulli në vitin 1976 ka qenë i angazhuar nga shërbimet dhe ka treguar rezultate të mira. Ndërsa nga rrjeti i bashkëpunëtorëve është çregjistruar në vitin 1986. Në dosjen e tij gjithashtu thuhet se në vitin 1976 ishte angazhuar për përcjelljen e aktiviteteve të studentëve nga Tetova që kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më vonë shërbimet e kanë dorëzuar tek një inspektor në Tetovë i cili është marrë me probleme të sektorit të tretë në atë kohë që ka përfshirë nacionalizimin dhe irredentizmin shqiptar. Pseudonimi i bashkëpunëtorit tjetër Kiril Psaltirovit ka qenë 'Studenti'. Në dosjen e tij thuhet se ai ka dhënë informata për paraqitjen e nacionalizmit maqedonas. Deri më tani në ueb faqen e Komisionit për verifikimin e fakteve janë publikuar dosjet e 25 bashkëpunëtorëve. Shkëlzen Aqifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended