Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ekspertët sqarojnë rëndësinë historike dhe kulturore të Akuaduktit të Shkupit, i cili prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendet. Ish drejtori i qendrës për konservim Behxhudin Sheapi, thotë se Akuadukti është një objekt ujësjellësi që i takon periudhës Osmane. Ndonëse ekzistojnë të dhëna të ndryshme rreth historikut të këtij objekti, analizat tregojnë se ky objekt është tipik i Perandorisë osmane edhe për nga karakteristikat arkitektonike, estetike por edhe materiali ndërtimor, ndërkaq mendohet sa ka qenë i Mustafa Pashës.
"S'do mend se Akuadukti në Shkup radhitet në kategorinë e objekteve më kulminante nga periudha osmane. Bëhet fjalë për një objekt të Ujësjellësit që përmban në vete 55 harqe të thyera, vetë fakti se bëhet fjalë për harqe të thyera flet mjaft sepse harqet e thyera janë të përdora vetën gjatë Perandorisë Osmane. Karakteristikat arkitektonike, estetike, materiali ndërtimor është i ngjashëm sikurse të objekteve të shek XV dhe XVI të ndërtuar në Shkup", deklaroi Behuxhudin Sheapi, ekspert.
Arekeologia Vasilka Dimitrovska nga ana tjetër sqaron se dëmtimet në akuedukt janë vërejtur në pesë vitet e fundit, ndërsa shkaktar është faktori njeri. Madje sipas zërave të ndryshme njerëzit rrënojnë akueduktin për të përdorur gurët si material ndërtimor. Dimitrovska, u bëri thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për konservimin dhe rikonstruimin e këtij objekt të rëndësishëm arkitektonik e historik.
"Për herë të parë dëmtimet e Akuaduktit janë vërejtur pas 2005-ës për të cilën unë kam dokumentacion fotografik, më pas në 2007 përsëri bëra dokumentacion fotografik ku vërehet se dëmtimet janë antropogjene nga faktori njeri, dhe ato janë shtuar dukshëm, që tani në vitin 2012 të mund të vërejmë se ato dëmtime e rrezikojnë stabilitetin e objektit. Është e nevojshme mbrojtja e menjëhershme, konservim nga ana e institucioneve që merrem me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore", u shpreh Vasilka Dimitrovska, arkeologe.
Nga Qendra për konservim Shkup, institucioni i cili është përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti thanë se ekziston një plan strategjik për mbrojtjen dhe rehabilitim e Akuaduktit të financuar nga Belgjika, por i cili nuk ka filluar të realizohet në teren, madje as nuk dihet nëse ai do të realizohet në një të ardhme të afërt. Në planin strategjik parashikohet që lokacioni i Akuaduktit të shndërrohet në qendër atraktive të sportit dhe kulturës me qëllim të promovimit të këtij monumenti. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended