Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qyteti kolumbian Medelin edhe këtë vit u ngjyros. Në të u mbajt festivali tradicional i lules. Qëllimi ishte që të promovohen ide për aranzhimet e luleve që pastaj do të bëhen pjesë e dyqaneve në të cilët blerësit do të mund t'i përdorin për raste familjare.
"Kultivimi i luleve është traditë. Të gjitha idetë e tyre i prezantojnë përmes luleve dhe kjo nuk është vetëm ngjarje kombëtare por edhe ndërkombëtare", u shpreh Diana Zapata, kultivuese e luleve.
Përveç kësaj, banorët e Medelinit dëshirojnë të dërgojnë porosi se qyteti i tyre mund të njihet edhe për gjëra të mira.
"Është një ngjarje e rëndësishme dhe prandaj duam të tregojmë se Medelin mund të vizitohet pa pasur frikë. Qyteti jonë nuk është vend vetëm i dhunës sipas të cilës njiheshim", tha Maurisio Londono, kultivues i luleve.
Shumë nga pjesëmarrësit kanë udhëtuar nga rajoni malor Shën Elena ku me familjet e tyre me gjenerata të tëra i janë përkushtuar kultivimit të luleve. Tradita e këtij festivali daton nga vitit 1957 por në vitet e fundit u bë edhe më masovik. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended