'Ngrohja', PLD zyrtarizon nismën pranë Kushtetueses

  • 9 years ago
Partia Liberal demokrate dorëzoi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rregullores për ngrohjen qëndrore të miratuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo parti konteston pranë Gjykatës Kushtetuese kushtetutshmërinë e neneve 13,18, 53 dhe 54 nga Rregullorja e furnizimit me ngrohje, të cilat mes tjerash parashohin që nga 10 denarë për metër katrorë të paguajnë edhe ato amvisëri që për shkaqe të ndryshme janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore.
"PLD-ja sot parashtron iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për rregulloren e miratuar kohë më parë për furnizim me ngrohje qendrore. Ne insistojmë që Gjykata kushtetuese të sjellë sa më shpejtë vendim, ndërkohë që deri në sjelljen e vendimit përfundimtarë të miratojë një masë të përkohshme përmes së cilës do të stopohet zbatimi i këtyre rregullave me çka edhe do të ndërpritej revolti i qytetarëve për shkak të çmimeve vërtet të larta", u shpreh Zoran Shapuriç, PLD.
Revoltë për rregulloren e miratuar nga ana e KRRE-së shprehin edhe qytetarët.
"Për mua është shumë e shtrenjtë, dhe për këtë shkak e kam shkyçur dhe nuk do të paguaj 10 denarë për metër katrorë për diçka që nuk e shfrytëzoj. Ajo është njësoj sikur të shkoj në treg dhe shitësi të më thotë më jep 10 apo 100 denarë, vërtetë nuk mbanë kjo që bën komisioni rregullatorë", u shpreh një qytetarë.
PLD fton edhe avokatin e popullit që të ndërmerr masa për tu dalë në pah qytetarëve. PLD gjithashtu apelon deri tek qytetarët që të mos ngrenë iniciativë të ngjashme për shkak se sa më i madh të jetë numri i iniciativave pranë Gjykatës Kushtetuese aq më gjatë do të zvarritet procedura deri në vendimin përfundimtarë të kësaj instance të lartë gjyqësore. Bedri Rexhallari

Recommended